Skip to content
Kryesore

Dështimi i ISHP! Bregdetet dhe plehrat “vatër” për përhapjen e “Ethet e Nilit”

· 2 min lexim

Sëmundja infektive “Ethet e Nilit” është rikthyer pas 13 vitesh në vendin tonë, dëshmi se ISHP, nuk e ka bërë si duhet punën e saj. Pirgjet e mbeturinave në kryeqytet por edhe në rrethe, Lushnjë, Fier, Kurbin lihen gjithë ditën në temperatura mbi 35 gradë, dekompozohen duke shkaktuar ndotje të lartë dhe aroma të rënda

Në kulmin e vapës dhe sezonit turistik, koshat e mbeturinave janë shndërruar në burim infeksioni dhe sëmundjesh.

Ato gjenden të hedhura kudo në cepat e rrugëve me ditë të tëra pa u pastruar, duke u bërë “vatër” për shumimin e mushkonjave e për pasojë përhapjen e sëmundjes së “Etheve të Nilit”.

Shefja e departamentit të Sëmundjeve Ngjitëse pranë ISHP-së, Silva Bino njoftoi pak ditë më parë se 3 persona kanë humbur jetën si pasojë e kësaj sëmundjeje, ndërsa u përpoq të minimizonte rrezikun e saj duke thënë se kalohet lehtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GAZETA REFORMA (@gazetareforma)

Megjithatë e vërteta janë rrugët e mbushura plot më plehra dhe bregdetet e padezinfektuara. Edhe pse Bino u mundua ta minimizonte rrezikun, fakt mbetet që virusi përhapet nga mushkonjat, kaq të pranishme në të përditshmen tonë.

Sipas ekspertëve të mjekësisë kjo sëmundje në 1% të rasteve mundet të manifestohet me prekje te sistemit nervor qendror si encefalitis, meningitis, shumë rrallë dhe vdekje (më pak se 1/1000 raste).

Ndërsa është në kohë për ta parandaluar këtë sëmundje, ISHP duhet t’i rikthehet detyrës seriozisht pasi dezifenktimet janë thuajse inekzistente në zonat e rrezikuara./ Gazeta Reforma