Skip to content
Të Gjitha

Dëshmon për inceneratorët, kryebashkiaku i Elbasanit: S’di gjë për emergjencë mjedisore

· 2 min lexim

Kane rinisur punimet e Komisionit Hetimor për Inceneratorët  dhe tashmë është Gledian Llatja, kryebashkiaku i Elbasanit përballë “sitës” së pyetjeve.

Llatja është pyetur për emergjencën mjedisore tha se nuk kishte dijeni për diçka të tilllë. Kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku e pyeti dhe nëse ka pasur kontakte me Klodian Zoton dhe Llatja tha se nuk dinte që Bashkia e Elbasant të ketë pasur komunikim.

Pjesë nga biseda në Komision:

Jorida Tabaku: Keni pasur kontakteme Klodian Zoton?

Gledian Llatja: Nuk di që bashkia të ketë pasur kontakte me Zoton.

Luçiano Boçi: Kush ishte drejtor bashkie?

Gledian Llatja: Qazim Sejdini

Luçiano Boçi: Në raport flitet për incenerim apo jo?

Gledian Llatja: Është një studim i madh, nëse e doni të gjithë raportin e vëmë në dispozicion, flitet për venddepozitim mbetjesh

Luçiano Boçi: Venddepozitim mbetjesh është landfill, jo incenerator. E dua të saktë flitet apo jo për incenerim?

Gledian Llatja: Nuk di ta them

Luçiano Boçi: Në vitin 2014 u shpall emergjenca mjedisore, a është mbyllur?

Gledian Llatja: Absolutisht Bashkia e Elbasanit ka akoma një çështje që nuk është zgjidhur. Ndërsa për ndotjen ka marrë zgjedhje dhe ka marrë zgjidhjen e duhur. Ndotja u agravua vit pas viti. Nuk jam në dijeni të shkresës së Sejdinit të vitit 2014. Një akt të tillë nuk ka pasur në dijeninë time.