Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Deri në 45 mijë Dollarë për të shkuar në SHBA, SPAK zbulon grupin kriminal

10:26 24/07/2024
Reading Time: 3 min lexim

SPAK ka lënë në arrest me burg 1 person ndërsa 4 të tjerë në arrest shtëpie pas hetimeve në lidhje me një grup kriminal që organizonte kalimin e paligjshëm të kufirit me destinacion përfundimtar SHBA.

Organi i Posaçëm i akuzës njoftoi këtë të mërkurë se ka provuar ekzistencën e këtij grupi që ka organizuar kalimin e paligjshëm për disa shqiptarë përmes dokumentacioneve të falsifikuara.

Sipas, Prokurorisë së Posaçme dyshohet se kjo veprimtari kriminale është e organizuar mirë edhe në nivelin transnacional pasi kalimi i paligjshëm drejt SHBA-së rezulton të jetë kryer përmes shteteve Shqipëri-Itali-Spanjë-Meksikë-SHBA.

Mënyra e operimit të grupit

Modus operandi i ndjekur nga personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale konsiston fillimisht në krijimin e kontaktit mes personave të interesuar për të ikur drejt SHBA-ve dhe personit nën hetim L.M. (i lënë nën arrest me burg). Ky i fundit me qëllim kalimin e paligjshëm në kufi kryente në bashkëpunim me shtetas të tjerë veprimet si: prodhimi në kohë të shpejtë i dokumenteve të identifikimit të falsifikuar, prerja e biletave të udhëtimit, pajisja me aparate celularë të rinj dhe numra telefoni sipas shteteve ku kryhet udhëtimi etj.

Shtetasit e interesuar për të ikur drejt SHBA-ve kalonin kufirin shqiptar me pasaportën e tyre shqiptare dhe në aeroportet e Spanjës nga ku kryhej tranziti drejt Meksikës. Aty priteshin nga shtetas të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, të cilët i pajisin me dokumentin e identifikimit të falsifikuar. E gjitha kjo veprimtari kryhej për jo më shumë se 15-20 ditë dhe çdo person paguante një shumë nga 20 000 (njëzet mijë) Dollarë deri në 45 000 (dyzetë e pesë mijë) Dollarë.

Gjithashtu, në kuadër të veprimeve dhe verifikimeve të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerët e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, është konstatuar një aktivitet tjetër i paligjshëm i kryer në Pikat e Kalimit Kufitar të Republikës së Shqipërisë me Malin e Zi, nga ana e punonjësve të policisë kufitare.

Ky aktivitet i paligjshëm konsistonte në mos-regjistrimin në sistemet e pikave kufitare të shtetasve shqiptarë, të cilët për shkaqe si: tejkalimi i afatit të qëndrimit në shtetet e BE-së; ndalimi i hyrjes në shtete të ndryshme për shkak të penaliteteve; ose në rastet kur shtetasit janë azilkërkues në vende të ndryshme etj., kërkonin të shmangin në mënyrë të paligjshme regjistrimin e kalimit në kufi.

Pas kryerjes së veprimeve të nevojshme hetimore, analizës së provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit Prokuroria e Posaçme paraqiti para Gjykatës së Posaçme kërkesën për caktim mase sigurimi ndaj personave të dyshuar në kryerjen e veprave penale të përshkruara më sipër.

“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin e saj nr. 81, datë 21.07.2024, ka vendosur caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodi i Procedurës Penale për personin nën hetim L.M. dhe masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodi i Procedurës Penale për personat nën hetim T.M, B.Ç, E.M dhe G.C”, njoftoi SPAK.

Policia e Shtetit ka ekzekutuar të gjitha masat e sigurimit dhe ka ushtruar kontrolle duke sekuestruar shuma parash (8 mijë euro, 600 mijë lekë, 3 mijë Dollarë, 240 Dollarë kanadez), 17 celularë, 3 makina, USB, dokumente bankare dhe dokumente udhëtimi.

Etiketa: grup kriminalSPAK

Të tjera

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën
Aktualitet

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Edi Rama ka një problem me gjyqësinë. Jo vetëm me SPAK-un që po heton anëtarë të qeverisë së tij, por...

19:19 09/02/2026
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin
Aktualitet

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Rreth 60 familje në Baks-Rrjoll të Velipojës janë në protestë prej ditësh. Mbrojnë një tokë prej rreth 1.46 milionë metrash...

19:14 09/02/2026
Para
Nisma KAYO e qeverisë/ Tabaku me kritika: S’duam të ndërtojmë tigra prej letre

Nisma KAYO e qeverisë/ Tabaku me kritika: S’duam të ndërtojmë tigra prej letre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

19:19 09/02/2026
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

19:14 09/02/2026
Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

14:54 09/02/2026
BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

14:22 09/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.