Deputeti demokrat Dashnor Sula, përmes një postimi në Facebook, bëri thirrje që të ndalen sulmet ndaj Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) dhe drejtuesit të saj, Altin Dumanit. Ish-Presidenti Ilir Meta ishte një nga kritikët kryesorë të SPAK së fundmi. Sula shprehet: “Sulmet ndaj SPAK duhet të ndalen!” dhe shton se rritja e sulmeve tregon se “drejtësia e re po depërton tek ata që janë konsideruar të paprekshëm.” Ai thekson rëndësinë e përballjes me drejtësinë për ata që janë të pafajshëm dhe shtoi, “Kushdo që mendon se është i pafajshëm dhe s’ka abuzuar me pushtetin duhet të jetë i qetë të përballet me drejtësinë.”
SPAK kontroll në qelitë e Veliajt dhe Beqajt, verifikohen telefonat
SPAK ka kërkuar një ditë më parë kontrolle në burgun e Durrësit për aparate telefonike. Sipas informacionit të raportuar, kontrollet...








