Skip to content
Politikë

Deputeti demokrat, Isuf Çela paraqitet në SPAK

· 1 min lexim

Deputeti demokrat, Isuf Çela është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Deputeti  është thirrur në SPAK për dosjen ‘Toyota Auris’. Çela lakohet në bisedat në Sky Encro duke i cituar se ishte i afërm i një IT, i cili kishte refuzuar ndërhyrjet për të paracaktuar shortin. Deputeti demokrat do japë qëndrimin e tij, nëse kishte apo jo njohje me personazhet qe e përmendin si të afërm të IT-së Gjykatës së Tiranë. Ndërsa kujtojmë që pak ditë më parë Isuf Çela, së bashku me 22 deputetë të tjerë, u kallëzuan në Prokurorinë e Posaçme nga policia për djegien e karrigeve në shkallët e Kuvendit.

 

Lajmi në përditësim…