Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Denoncimi i PD: Projektligji për abortin dhe nënat ‘surrogate’ u hartua në fshehtësi

16:43 23/04/2024
Reading Time: 2 min lexim

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësinë, deputetja e PD Zheni Gjergji, denoncoi sot para mediave projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” që është hartuar në fshehtësi dhe nga një grup pune që mbahet sekret.

Sipas saj, ky projektligj është hartuar në fshehtësi, nga një grup pune që mbahet sekret. Gjergji theksoi se ky projektligj shkatërron konceptin e familjes dhe vazhdimësisë së jetës, duke shtuar se një grua sot nuk merr dot asnjë shërbim bazik të ndjekjes së shtatzënisë pa pagesë siç e ka ligji aktual dhe kjo do të vazhdojë të jetë fasadë.

Sa i përket nënave zëvendësuese për lindjen e fëmijëve, të ashtuquajturave “nëna surrogate”, Gjegji  deklaroi se ai do t’i hapë rrugën një abuzimi masiv dhe një skllavërie moderne, që sipas saj, e shndërron Shqipërinë në një laborator të madh kriminal.

“Grupi i punës mbahet sekret, sepse është në paligjshmëri të plotë duke qenë në konflikt interesi. Ky projektligj i paraprin edhe shkatërrimit të plotë të konceptit të familjes, të mëmësisë dhe vazhdimësisë së jetës veçanërisht seksit femëror pa një kontroll nga institucionet publike e shëndetësore”, denoncon Gjergji.

DEKLARATA E PLOTË:

“I hartuar në fshehtësi nëpër klinika private që ditën bllokojnë shërbimet publike dhe natën u japin jetë aktiviteteve të pakontrolluara, kjo nismë i hap rrugë monopolist të shëndetit riprodhues, – theksoi deputetja e PD, –  që nëse Ministria e Shëndetësisë të përcaktojë dhe licensojë ekspertët e fushës së riprodhorimit të asistuar me kritere allashqiptarçe duke shkatërruar shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhimit të asistuar. Grupi i punës mbahet sekret, sepse është në paligjshmëri të plotë duke qenë në konflikt interesi.

Ky projektligj i paraprin edhe shkatërrimit të plotë të konceptit të familjes, të mëmësisë dhe vazhdimësisë së jetës veçanërisht seksit femëror pa një kontroll nga institucionet publike e shëndetësore.

Flitet për mëmësi dhe shtatzëni të sigurt, vetëm në përkufizimet e ligjit nga fundi kuptohet, por ndërkohë një grua shtatzënë sot nuk merr dot asnjë shërbim bazik të ndjekjes së shtatzënisë pa pagesë siç e ka ligji aktual dhe kjo do të vazhdojë të jetë fasadë.

Sa i përket konceptit të surrogacisë, nënës zëvendësuese, ligji ka parashikuar që ky akt do të realizohet përmes një marrëveshje me shkrim përmes palëve, hapësirë ligjore abuzive. Ky akt në vendet ku njihet realizohet nëpërmjet një vendimi gjykate që merret me çështjet civile. Në Evropë, shtetet e fuqishme e kanë të ndaluar pasi prek shtresat e grave në kushte të rënda ekonomike. Kjo marrëveshje i hap rrugë një abuzimi masiv dhe një skllavërie modern duke e shndërruar Shqipërinë në një laborator të madh kriminal.”

Etiketa: Zheni Gjergji

Të lidhura

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore
Aktualitet

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

Familjarët e Isa Rexhepajt, 65-vjeçarit që u gjet i vdekur pesë ditë pas humbjes së kontakteve me të afërmit, kërkojnë...

19:29 18/07/2025
Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë
Bota

Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

Të paktën 30 palestinezë humbën jetën që nga agimi në të gjithë Rripin e Gazës si pasojë e bombardimeve izraelite,...

19:01 18/07/2025
Para
Shkaktoi aksidentin me 4 të plagosur në Prrenjas-Qafë Thanë, policia ndalon autorin

Kukës/ U përleshën në rrugë, identifikohen pesë agresorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

19:29 18/07/2025
Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

19:01 18/07/2025
Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares

Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares

18:47 18/07/2025
Prej qershorit, shqiptarët kanë konsumuar salmon të infektuar me bakterin vdekjeprurës/ AKU hesht si çdo herë

Prej qershorit, shqiptarët kanë konsumuar salmon të infektuar me bakterin vdekjeprurës/ AKU hesht si çdo herë

18:23 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.