Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Denoncimi i KPK/ Gjyqtarja e Apelit, Elona Tora me probleme pasurie dhe vonesa procesesh…

15:45 28/09/2020
Reading Time: 3 min lexim

Në shkallën e parë të vettingut,  gjyqtares së Apelit të Tiranës, Elona Toros i janë zbuluar një sërë shkeljes nga hetimi administrativ.  BIRN ka përcjellur seancën, duke deklaruar se shumica në komision nuk i ka konsideruar penalizuese për gjykatësen Elona Toro,disa probleme që konstatoheshin në kriterin e profesionalizmit.

Sipas vendimit të zbardhur të KPK-së, katër nga 5 dosjet e zgjedhura për t’u vëzhguar kanë rezultuar me probleme.

Në katër nga pesë dosjet e vëzhguara mungon vendimi për caktimin e seancës përgatitore dhe në një rast mungon vendimi për caktimin e seancës gjyqësore. Në rastin e nje dosjeje mungon gjithashtu akti për caktimin e gjyqtares për gjykimin e çështjes, si dhe akti i njoftimit të palëve.

Kurse anëtarja e KPK-së, Etleda Ciftja që ka kërkuar shkarimin e Elona Toros ka rradhitur vërejtje që ka marrë gjyqtarja e Apelit të Tiranës nga organet monitoruese të sistemit gjyqësor.“Për vitin 2014 − verifikuar për zvarritje gjyqtares i është tërhequr vëmendja me shkrim për tejkalim të afatit procedural për gjykimin e një kërkese me objekt “kundërshtim veprimesh përmbarimore”.

Për vitin 2015 – një cështje i është verifikuar për shkelje formale ligji, dhe i është regjistruar gjyqtares për efekt vlerësimi profesional dhe etik.

Në konkluzion të rivlerësimit të aftësive profesionale, referuar të dhënave nga burimet arkivore dhe raportit të KLGJ-së mbi vlerësimin e aftësive profesional, denoncimeve nga publiku, si dhe në vlerësimin tërësor të çështjes, unë çmoj se subjekti i rivlerësimit, me shpjegimet dhe provat e paraqitura, nuk ka arritur të provojë të kundërtën e rezultateve të hetimit për rivlerësimin e aftësive profesionale. Subjekti i rivlerësimit ka një mënyrë pune e cila nuk pajtohet me pozicionin e saj dhe nuk arriti të provojë të kundërtën e rezultateve të hetimit mbi zvarritjet e përsëritura të gjykimit dhe të disa shkeljeve ligjore.

Përveç problemeve profesionale gjyqtares së Apelit të Tiranës, Elona Toro iu zbuluan pasuri të pajustifikuara në hetimin amdinsitrativ.

Dhurime parash me hua prej mijëra eurosh të marra tek miqtë të cilat nuk justifikoheshin, sipas anëtares së komisionit tëvettingut  Etleda Ciftjes, pasi burimet e parave kanë qenë të pajustifikuara dhe duke bashkuar problemet profesionale Gjyqtarja Elona Toro duhet shkarkuar nga detyra.

Mangësitë profesionale të vlerësuara më lart, së bashku me deklarimin e pamjaftueshëm për vlerësimin e pasurisë , në vlerësimin tërësor plotësojnë kuadrin ligjor për të disponuar masën disiplinore të shkarkimit nga detyra. Për pasojë, subjekti i rivlerësimit duhet të ishte shkarkuar nga detyra nga shumica e trupit gjykues.

Komisioni në shkallën e parë të vettingut ka qenë i ndarë për vendimin e gjyqtares së Apelit të Tiranës Elona Toro, megjithëse shkeljet kanë qenë të shumta.

Deri në javën e parë të tetorit vendimi i KPK duhet apeluar në shkallën e dytë të vettingut nga komisioneri publik, i cili duhet të vihet në lëvizje bazuar dhe në praktikën e deritanishme ku vendimet jo unanime janë apeluar.

Po ashtu Gazeta Reforma vetëm pak ditë më parë solli edhe rastin e gjyqtares Blerona Hasa, anëtare e Gjykatës Administrative të Apelit, e cila ishte kthyer në një “makth” për proceset gjyqësore që i kalonin asaj.

Edhe më parë performanca e saj në punë ishte e një niveli të ulët, por ajo shquhej për zvarritjen e çështjeve që kalonte në shqyrtim, si dhe për mosnxjerrjen e raporteve finale.

Gjyqtarja Blerona Hasa, ‘makthi’ i Administratives, vononte çështjet që kishte në shqyrtim. Hetimi nxorri në pah edhe problemin me justifikimin e pasurisë.
Etiketa: Blerona HasaElona ToroKPKvettingu

Të tjera

Molotovë dhe flakë para Parlamentit, katër policë digjen mes kordonit të sigurisë
Aktualitet

Molotovë dhe flakë para Parlamentit, katër policë digjen mes kordonit të sigurisë

Protesta e zhvilluar para godinës së Parlamenti i Shqipërisë u përshkallëzua në skena dhune, pasi në drejtim të kordonit të...

20:03 10/02/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë alarmon për e-Albania: Bizneset në rrezik, shteti pa siguri
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë alarmon për e-Albania: Bizneset në rrezik, shteti pa siguri

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka ngritur një alarm të fortë për funksionimin e platformës e-Albania, duke paralajmëruar...

18:11 10/02/2026
Para

Licenca e kazinosë/ Financat shpallin garën ‘për sy e faqe’ dhe lënë afat deri më 22 tetor për të paraqitur...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Molotovë dhe flakë para Parlamentit, katër policë digjen mes kordonit të sigurisë

Molotovë dhe flakë para Parlamentit, katër policë digjen mes kordonit të sigurisë

20:03 10/02/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë alarmon për e-Albania: Bizneset në rrezik, shteti pa siguri

Dhoma Amerikane e Tregtisë alarmon për e-Albania: Bizneset në rrezik, shteti pa siguri

18:11 10/02/2026
Plumbi i artë: Lidhja e vëllait të Eldi Dizdarit me vajzën e Lulzim Mashës, pasuritë milionëshe dhe porosia për vrasjen e biznesmenit

Plumbi i artë: Lidhja e vëllait të Eldi Dizdarit me vajzën e Lulzim Mashës, pasuritë milionëshe dhe porosia për vrasjen e biznesmenit

17:50 10/02/2026
10 shkurt: Një vit pas hekurave për Erion Veliajn, kryebashkiaku drejt gjykimit

10 shkurt: Një vit pas hekurave për Erion Veliajn, kryebashkiaku drejt gjykimit

14:46 10/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.