Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dënimi i Shqipërisë me 110 mln euro, Idrizi: T’i paguajë Rama, si shpagim për luftën e tij personale me Becchettin

10:34 03/04/2021
Reading Time: 2 min lexim

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka reaguar pas vendimit të arbitrazhit për të dënuar Shqipërinë me 110 mln euro në gjyqin me biznesmenin italian Francescho Becchetti.

Dëmshpërblimi do t’i paguhet biznesmenit italian, për shkak të mbylljes së televizionit “Agon Channel”, në vitin 2015. Çdo qytetar i vendit do të nxjerrë nga xhepi i tij një shumë prej 4560 lekë të reja. Kryetari i PDIU-së e ka cilësuar vendimin e kryeministrit të vendit Edi Rama, si hakmarrje personale ndaj Becchetti, por me kosto për buxhetin e shtetit dhe taksapaguesve. Idrizi ndër të tjera ka thënë se paratë duhet të paguhen nga vetë Rama dhe jo nga qytetarët.

Gjithashtu, kreu i PDIU i bën thirrje Prokurorisë, veçanërisht SPAK-ut, që të hetojnë çdo vendim me firmë dhe vulë të kryeministrit, që përkthehet në dëm dhe kosto për buxhetin e shtetit dhe xhepin e qytetarëve. Për Idrizin, Rama sillet si despot i një regjimi rrumpallë, që hakmerret ndaj kujtdo që është kritik me të.

Deklarata e plotë e Shpëtim Idrizit

Arroganca dhe arbitrariteti i Edvin Ramës për të ndëshkuar, jo si funksionar publik, por si despot i një regjimi rrumpallë, çdo qyetar, media, biznes që nuk i bindet dëshirave të tij, i ka kushtuar Shqipërisë plot 110 milionë euro, para këto që duhet t’i paguajnë shqiptarët. Në fakt përgjegjësit dhe funksionarët publikë, si në rastin e Ramës, që i ka mundësitë duhet t’i paguajnë vetë kostot e çdo vendimi arbitrat që marrin në abuzim me detyrën.

Këto 110 milionë euro nuk kanë pse t’i paguajnë nga xhepi i tyre taksapaguesit shqiptarë, por t’i paguajë Edi Rama, si shpagim për luftën e tij personale ndaj biznesmenit italian, Becchetti, të cilit i mbylli televizionin Agon Channel, për shkak të qëndrimeve kritike ndaj qeverisë.

E përllogaritur thjeshtë, për orekset personale të Ramës, çdo qytetar i këtij vendi do të paguajë për të shlyer Becchettin, 4560 lekë të reja. Çdo vendim i qeverisë që mban firmën e Edi Ramës, është i destinuar të përkthehet në dëm kolosal për qytetarët dhe taksapaguesit.

Ky penalizim dhe milionat që do i paguhen biznesmenit italian nga buxheti i shtetit, janë
dëshmia më e qartë e abuzimit në sistem që ka ngritur qeveria “Rama”, me kosto të rënda për financat e shtetit. PDIU i bën thirrje Prokurorisë, në mënyrë të veçantë SPAK-ut, të hetojnë çdo vendim dhe firmë të Edi Ramës që sjell kosto në buxhetin e shtetit dhe xhepat e taksapaguesve.

Tolerimi i të tilla vendimeve arbitrare me pasoja të rënda në planin afatgjatë, tregon se demokracia në Shqipëri jo vetëm çedon, por se ndodhet në kufijtë e një regjimi. Shenjë e qartë është degradimi i shtetit, rënia e institucioneve dhe tentativa për ta kthyer Shqipërinë në çiflig të 5 oligarkëve të lidhur me kryeministrin në ikje. Shqiptarët nuk durojnë më. Rama është i rënë. Ndryshimi po troket.

Etiketa: bechetiidriziramstaksapaguesit

Të lidhura

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë
Aktualitet

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Në fillim të vitit 2023, në Bashkimin Europian (BE) jetonin 27.4 milionë persona që nuk ishin qytetarë të Bashkimit Europian,...

08:30 14/05/2025
Diaspora/ Numërohet rreth 40 përqind e zarfeve, rezultatet
Aktualitet

Diaspora/ Numërohet rreth 40 përqind e zarfeve, rezultatet

Janë numëruar 79,409 zarfe nga gjithsej 194,889 vota të diasporës, sipas të dhënave të publikuara nga KQZ. Deri tani, Partia...

08:14 14/05/2025
Para

Fleta e votimit, reagon Celibashi: Nuk e prisja këtë kundërshti të partive politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

08:30 14/05/2025
Diaspora/ Numërohet rreth 40 përqind e zarfeve, rezultatet

Diaspora/ Numërohet rreth 40 përqind e zarfeve, rezultatet

08:14 14/05/2025
Horoskopi sot: 24 Prill 2025

Horoskopi sot: 14 Maj 2025

07:56 14/05/2025
Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.