Skip to content
Aktualitet

Dëmtimi i zyrave elektorale/ Reagon ashpër Kreu i shtabit të PS në Fier

· 2 min lexim

Sulmi ndaj zyrave elektorale të PS dhe PDIU në Fier kanë nxitur shumë reagime. 

Aljosha Doko, bashkëkryetar i shtabit të Partisë Socialiste tek lagjjia 1 Maj, në një prononcim për gazetarët tha se në qytetin e Fierit kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. 

Pa përmendur emra, Doko tha se kjo është një dëshmi e qartë e asaj se çfarë ofrojnë forcat e tjera politike.

Dëshmi e qartë e asaj që ofrojnë këto forca, ku qyteti i Fierit kërkon paqe dhe bashkëpunim. PS kërkon zhvillim, këto forca kërkojnë destabilizimin, ne nuk e vendosim se cilat janë ato, atë e vendos drejtësia. Kjo është një lojë e atyre që kërkojnë të shkëpusin vëmendjen, ne nuk na vjen fare mirë që shtabet elektorale të goditen”, u shpreh Doko para gazetarëve.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm rreth orës 03:00, një grup të rinjsh kanë thyer me gurë xhamat e ambienteve të dy subjekteve politike. 

Vetëm një muaj para zgjedhjeve elektorale të 25 Prillit, Situata politike në vend është paraqitur mjaft e tensionuar. Përmendim këtu përplasjen mes Presidentit Ilir Meta me policët bashkiakë në selinë e FRD-së. 

Gjithashtu në Ditën e Verës ndodhi një përballje tjetër fizike mes militantëve të PD dhe PS. Situata agravoi në sherr masiv dhe policia shoqëroi 20 persona. 

E fundit ngjarje është dhe përplasja e deputetit demokrat Luçiano Boçi me biznesmenin nga Lezha. 

Të gjitha këto nxitën dhe një reagim të ashpër nga Komisioni Qëndror Zgjedhor, të cilët e paraqitën situatën parazgjedhore të dhunshme e të tensionuar.