Skip to content
Politikë

“Dëm më të madh nuk ka”, Erion Braçe paralajmëron rritjen e çmimit të një tjetër produkti jetik

· 2 min lexim

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka paralajmëruar rritjen e çmimi i ujit të ambalazhuar. Ndër të tjera Braçe ka thënë se shoqatat po sillen si kartel dhe sipas tij ky është një dënim që po i bëhet qytetarëve shqiptar, të cilat do t’i vuajnë pasojat.

Kujtojmë se një rritje të konsiderueshme kanë pasur edhe produktet jetike duke filluar nga buka, çmimet e shportës dhe së fundmi rritja e pandalshme energjetike.

Postimi i plotë i Erion Braçes

DO RRITET DHE CMIMI I UJIT TE AMBALAZHUAR, DO TA SHIHNI!

Kete #NJOFTIM ja degjova prej TV-se, nje sekretari shoqate;

CMIMET PO RRITEN KESHTU:

Del kryetari apo sekretari i shoqates prodhuese e tregetuese dhe njofton vendimin e tyre per te rritur cmimin e produktit.

SHOQATAT PO SILLEN SI KARTEL;

Anetaret e tyre-operatore ekonomike, bashkerendojne sjelljen, caktojne cmimet ne rritje, secili e njeh vetes e te tjereve pjeset e tregut, i ruajne ato dhe me cmimet e caktuara ne rritje, ruajne gjithashtu dhe pjesen e paprekur te fitimeve.

Ne fillim, ne mars ishte karteli i PLEHRAVE KIMIKE qe njoftoi rritjen e cmimeve-tani i ka dyfishuar, pastaj ai i hidrokarbureve, pastaj akoma ai i importit, prodhimit te miellit e tregetimit te tij, e ndoqi shoqata e prodhuesve te bukes, fill pas tyre beri njoftimin e saj shoqata e bareve e restoranteve qe do rriste cmimin e kafese ne filxhan, ne rradhe eshte shoqata e prodhuesve qe ka produkt edhe ujin e ambalazhuar!

TREGJET PO DEFORMOHEN KESHTU;

NUK KA KONKURRENCE, THJESHTE I PRANOJNE PJESEN DHE FITIMET NJERI TJETRIT DHE CAKTOJNE E NJOFTOJNE CMIMET!

Praktikisht ne kemi ECONOMY TREGU, por cmimet ne te i caktojne dy, tre, kater, pese kompani, me keq nje shoqate per treg, te gjitha per ekonomine.

Dem me te madh nuk ka!

MBI QYTETARET NATYRISHT!