Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj dekretimit të Ligjit të Zonave të Mbrojtura nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në ditën e sotme. Ajo shpreh keqardhjen për humbjen e mundësisë për të rikthyer ligjin për një debat publik dhe një proces ligjor të rregullt. Tabaku gjithashtu vlerëson se dekretimi përbën një hap pas në procesin e përafrimit me Bashkimi Evropian, por në të njëjtën kohë është kundër Kushtetutës dhe trashëgimisë natyrore të vendit. Në një postim në rrjetin social “X”, ajo shkruan: “Dekretimi i Ligjit të Zonave të Mbrojtura është një mundësi e humbur për të rikthyer ligjin për një debat publik dhe proces ligjor të rregullt! Ai përfaqëson një hap pas në procesin e përafrimit me BE, ndërsa është kundër Kushtetutës dhe trashëgimisë sonë natyrore. Tani ligji do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese”.
Inceneratorët, SPAK çon për gjykim Arben Ahmetajn dhe 10 të tjerë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për procedimin penal nr. 277/1 të vitit 2022...








