Skip to content
Të Gjitha

Deklaroi se i ka marrë masat për përballimin e situatës, tenderi për respiratorë nxjerr zbuluar Ministrinë e Shëndetësisë

· 1 min lexim

Dhjetë ditë pasi u regjistruan dy rastet e para me koronavirus në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë, ka lëvizur gurët, për të siguruar pajisje për pacientët me koronavirus.

“Dosja.al” ka mësuar, se Ministria ka hapur një tender 24 orësh për blerjen e respiratorëve, që mundësojnë frymëmarrjen për pacientet me komplikacione në mushkri.

Kjo konfirmon faktin, se vendi ynë nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të përballuar përshkallëzimin e situatës.

Sipas tenderit, fondi limit për blerjen e respiratorëve është 129.727.371 lekë.

“Iconstyle” ka kryer disa hulumtime, ku rezulton se kosto e një respiratori vijon nga 25 mijë deri në 50 mijë dollarë, ndërsa çmimi mesatar llogaritet 37.500 dollarë.

Me një llogaritje të thjeshtë rezulton se me këtë tender, Ministria e Shëndetësisë mund të marrë përafërsisht 30 respiratorë.

Ministria e Shëndetësisë prej ditësh në media është shprehur se i ka marrë masat për përballimin e situatës, por ky tender i nxjerr zbuluar.