Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Deklarata e Mitsotakis për marrëveshjen detare, Cakaj: Greqia zgjerohet 12 milje vetëm aty ku e lejon gjeografia

12:54 27/08/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, ka reaguar sërish në lidhje me deklaratat e kryeministrit Mitsotakis dje në parlamentin grek, ku tha se Greqia do marri 12 milje në Jon,  në marrëveshjen detare me Shqipërinë.

Me në të një postimi në rrjetin social Facebook, Cakaj ka shkruar se  “zgjerimi i gjerësisë së Detit Territorial të Greqisë nga 6 në 12 milje detare, është një çështje që rregullohet nga e drejta ndërkombëtare dhe konkretisht nga Konventa e së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982”.

Postimi i plotë:

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndjekur me vëmendje zhvillimet në Parlamentin grek dhe deklaratat e zyrtarëve më të lartë të vendit fqinj, gjatë seancës së ratifikimit të marrëveshjeve detare mes Italisë dhe Greqisë, si dhe mes Greqisë dhe Egjiptit.

Qeveria shqiptare vlerëson arritjen e marrëveshjeve për delimitimin e hapësirave detare mes vendeve të rajonit të Mesdheut, duke u mbështetur në normat ndërkombëtare për të drejtën e detit dhe frymën e miqësisë dhe interesit reciprok.

Me këtë rast, lidhur me deklaratat për zgjerimin së shpejti të gjerësisë së Detit Territorial të Greqisë nga 6 në 12 milje detare, theksojmë se kjo është një çështje që rregullohet nga e drejta ndërkombëtare dhe konkretisht nga Konventa e së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982.

Greqia, ashtu si çdo shtet tjetër palë e konventës, aty ku e lejon gjeografia dhe për sa kohë që nuk cënohen të drejtat sovrane të një shteti tjetër, gëzon të drejtën që të zgjerojë gjerësinë e Detit Territorial sipas parashikimeve të UNCLOS.

Vetë Shqipëria në bazë të kësaj konvente ku është palë, ka ushtruar të drejtën për të përcaktuar gjerësinë e detit të saj territorial në 12 milje detare, zgjerim i cili është depozituar pranë Kombeve të Bashkuara që prej 9 marsit 1990 dhe që nuk është kontestuar për asnjë moment nga fqinjët tanë.

Kjo e drejtë që buron nga konventa nuk është çështje negociate mes shteteve palë të konventës dhe në të gjitha rastet shtetet që janë në procese negociuese mbi delimitimin e hapësirave detare janë të

detyruara që të ndjekin parimet, frymën dhe kriteret e konventës që u njeh shteteve palë të drejtën e zgjerimit të ujërave territoriale deri në 12 milje detare.

Sidoqoftë, qeveria shqiptare do të jetë e vëmendshme për çdo proces legjislativ në vendin fqinj, i cili mund të ketë ndikim në ushtrimin e sovranitetit territorial dhe të drejtave sovrane në hapësirën detare që i takon” ka shkruar ministri i Jashtëm Cakaj.

 

Etiketa: 12 miljeDeklaratatgent cakajmarreveshja e detitMitsotakis

Të tjera

BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve
Aktualitet

BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë përfshirë zyrtarisht në rrjetin europian të infrastrukturës së inteligjencës artificiale dhe do të përfitojnë...

14:22 09/02/2026
E-Albania në krizë të vazhdueshme, SelfCare jashtë funksionit po paralizon bizneset dhe kontabilistët
Aktualitet

E-Albania në krizë të vazhdueshme, SelfCare jashtë funksionit po paralizon bizneset dhe kontabilistët

Funksioni i programit SelfCare, i administruar përmes platformës e-Albania, vijon të mbetet jashtë funksionit, duke u kthyer në një problem...

14:09 09/02/2026
Para

Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në Jon, Meta i vendosur: Do të mbroj interesin e vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

14:22 09/02/2026
E-Albania në krizë të vazhdueshme, SelfCare jashtë funksionit po paralizon bizneset dhe kontabilistët

E-Albania në krizë të vazhdueshme, SelfCare jashtë funksionit po paralizon bizneset dhe kontabilistët

14:09 09/02/2026
Vijojnë protestat në Baks-Rrjoll: “Mos ta lëshojnë këtë popull në gjakderdhje”, banorët kundër resortit të Bashkim Ulajt

Vijojnë protestat në Baks-Rrjoll: “Mos ta lëshojnë këtë popull në gjakderdhje”, banorët kundër resortit të Bashkim Ulajt

13:57 09/02/2026
Rama mbron Ballukun: Do ndërhyjmë në Kodin Penal, që pushteti ekzekutiv të mos preket!

Rama mbron Ballukun: Do ndërhyjmë në Kodin Penal, që pushteti ekzekutiv të mos preket!

13:42 09/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.