“Degjenerim i femrës shqiptare”, Gold AG pendohet për deklaratën që bëri për Tunën
Këtë fundjavë në emisionin e së shtunës “Shiko kush luan” mes të ftuarve ishte dhe reperi Gold AG i cili i habiti të gjithë me deklaratën që bëri për këngëtaren Tuna.
I pyetur se pse ishte në ‘sherr’ me Tunën, Gold AG th se ajo është “degjenerim të femrës shqiptare”, pasi ka kënduar në serbisht dhe po ashtu ka bërë këngë për zogun, sikundër u shpreh ai.
Por pasi kanë kaluar dy ditë dhe reperi ka marrë shumë komente në lidhje me këtë deklaratë duket se ky i fundit është penduar për atë që ka thënë , ose ashtu na la të kuptojmë me reagimin e tij të fundit në rrjetet sociale.
Reperi ka shpërndarë një video shkëputur nga emisioni,teksa shprehet se nuk e ka fyer dhe nuk do e fyejë pasi është një nënë, teksa shton se thjesht nuk e ka pëlqyer muzikën e saj.
Ndërkohë ende nuk ka një reagim të Tunës për këtë rizgjim ‘konflikit’.