Skip to content
Të Gjitha

Dëborë në Korçë, ja rrugët që duan zinxhirë; Bllokime nga gurët në Përmet dhe Muzinë, pa drita në Kolonjë

· 2 min lexim

Mbrëmjen e djeshme ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar ndërsa mbi 1300 metra ka pasur reshje dëbore.

Bëhet me dije se trashësia e dëborës ka rritur deri më 10 cm.

Rrugët janë të hapura dhe të kriposura, ndërsa në Dardhë dhe Boboshticë rekomandohet zinxhirë apo goma dimërore.

Korçë

Në Qarkun e Korçës, gjatë gjithë natës ka patur reshje shiu me intensitet mesatar, dhe mbi 1300 m ka patur reshje dëbore ku trashësia e saj është 5-10 cm. Aktualisht reshje kanë pushuar.

Në aksin K/Boboshticë-Dardhë nga km 8 deri në km 14 , në orët e para të mëngjesit lëvizja e mjeteve rekumandohet me zinxhir, ose goma dimërore.

Në furnizimin me energji elektrike, aktualisht ka probleme në fidrin nr 6, te Mollasit, bashkia Kolonje. Probleme me energjinë ka dhe zona e Vithkuqit. Nga OSHEE thuhet po punohet për riparimin e defektit dhe ne kete fider.

Informacion mbi gjendjen e akseve kombëtare

Gjatë natës kanë vazhduar reshjet në të gjithë territorin, por pa sjellë probleme me qarkullimin , njoftoi ARRSH.

Rënia e gurëve  në Muzinë është mbajtur gjithë kohën nën kontroll, për të mos sjellë probleme në qarkullim.

Në aksin Permet-Çarshovë ka patur rrëshkitje të të dherave që kanë zënë një pjesë të rrugës. Vazhdon ndërhyrja me mjete e punëtorë për të pastruar rrugën dhe qarkullimi t’i kthehet normalitetit.

Në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që  nga km 7 deri në km 14 të qarkullohet me zinxhirë. /Gazetareforma.com/