Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Darka e qeveritarëve në Dubai, gazetari zbulon prapaskenat: Porti i Durrësit do të merret nga sheikët, shqiptarët do të humbasin…!

20:51 10/01/2021
Reading Time: 4 min lexim

Darka e disa prej ministrave shqiptarë në Dubai ka ngjallur debate të shumta në rrjet, ndërkohë që gazetari Klodian Tomorri ka zbuluar edhe se çfarë fshihet pas vizitës së delegacionit shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gazetari Tomorri deklaroi se në 3 dhjetor qeveria ka kaluar në parlament një ligj për bashkëpunimin ekonomik mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe, që i jep qeverisë të drejtën të bëjë pazare me kompanitë nga Emiratet e Bashkuara pa asnjë kontroll dhe pa asnjë përgjegjësi ligjore.

Sipas tij, qëllimi kryesor i vizitës së gjysmës së qeverisë në Dubai është një projekt okult në Portin e Durrësit, që do të zhvillohet nga grupi arab Ebaar, ku sipas marrëveshjes, qeveria do t’u falë arabëve Portin e Durrësit dhe 100 hektarë tokë në zonën përreth.

Në këmbim grupi Emaar do të investojë 2 miliardë dollarë për të ndërtuar pallate, hotele dhe një port turistik në tokën e falur. Ndërsa porti i ri i mallravë do të ndërtohet në Porto Romano, por jo nga kompania arabe, por nga lekët e qytetarëve shqiptarë.

Postimi i plotë:

Fatura e darkës së Nusretit

E gjendur përballë zemërimit publik, që nxiti videoja ku shfaqeshin ministra dhe zyrtarë të lartë të qeverisë duke darkuar nën shoqërinë e biznesmenit Samir Mane në një restorant luksoz në Dubai, qeveria nxitoi të justifikohej menjëherë.

Me drejtorin e propagandës të kapur gafil duke kafshuar biftekun e arte te Nusretit, Edi Rama u detyrua vetë të lëshojë një deklaratë qesharake në Tiranë, ku shfajësohej se kjo ishte një vizitë punë, se ministrat dhe zyrtarët e tjerë të qeverisë kishin shkuar në Dubai për hall dhe jo për qejf dhe se paratë e darkës së shtrenjtë nuk i pagoi buxheti, por mikpritësi i delagacionit shqiptar, grupi Emaar.

Madje respekti i madh për Shqipërinë dhe vete Ramen personalisht, e kishte detyruar sheikun xhymert që të cënonte edhe besimin e tij fetar duke paguar edhe verën e shtrenjtë haram për zyrtarët e lartë nga Shqipëria. Por përtej shfajësimeve qesharake, deklarata e qeverisë ka një të vërtetë.

Problemi i vertetë i videos nuk është ulja e ministrave për darkë në shoqërinë e biznesmenëve, sado e pamoralshme dhe në konflikt interesi të jetë kjo. Nuk është as fatura e shtrenjtë e restorantit ekzotik, edhe sikur të jetë paguar nga paratë e buxhetit. Problemi real është vetë vizita. Ose më saktë qëllimi i saj.

Në 3 dhjetor Parlamenti i Shqipërisë miratoi pa zhurmë një ligj për bashkëpunimin ekonomik mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe. I gjithë thelbi i ligjit është vetëm një nen; përjashtimi nga prokurimi publik i të gjitha projekteve që do të financohen nga kompanitë arabe në Shqipëri. Domethenë i jep qeverisë të drejtën të bëjë pazare me kompanitë nga Emiratet e Bashkuara pa asnjë kontroll dhe pa asnjë përgjegjësi ligjore. Opozita tuhafe brenda Parlamentit as nuk e kuptoi fare se ccfarë u votua. Opozita reale jashtë parlamentit po ashtu.

Marrëveshja e bashkëpunimit ekonomik me EBA është një akt i paprecedentë juridik. Një ligj i tillë është tentuar disa herë në të shkuarën edhe nga kompani të vendeve të tjera, por në asnjë rast institucionet shqiptare nuk kishin lëshuar pe edhe përballë projekteve madhore. Deri një muaj më parë. Tashmë ligji kaloi dhe nga pas do të vijë fatura e kripur për vendin.

Qëllimi kryesor i këtij ligji dhe vizitës së gjysmës së qeverisë në Dubai është një projekt okult në Portin e Durrësit, që do të zhvillohet nga grupi arab Ebaar. Sipas marrëveshjes, qeveria do t’u falë arabëve Portin e Durrësit dhe 100 hektarë tokë në zonën përreth. Në këmbim grupi Emaar do të investojë 2 miliardë dollarë për të ndërtuar pallate, hotele dhe një port turistik në tokën e falur. Ndërsa porti i ri i mallravë do të ndërtohet në Porto Romano, por jo nga kompania arabe, por nga lekët e qytetarëve shqiptarë.

Ky është një projekt aventurier, përmes të cilit arabët do të aneksojnë 100 hektarë tokë në bregdet për të ngritur bizneset e tyre, ndërsa qytetarët shqiptarë do të humbasin Portin më të madh të vendit, i cili do të kërkojë qindra milionë euro të tjera për t’u ndërtuar sërish, nëse do të ndërtohet dhe nuk do të lihet rrugëve sicc e ka zakon qeveria me veprat publike.

Madje për të vënë në jetë këtë projekt, qeveri ka hequr dorë edhe nga 60 milionë euro grante dhe kredi të buta nga Bashkimi Europian, për të cilat ka dy marrëveshje të nënshkruara nga Damian Gjiknuri.

Kjo është arsyeja që e detyroi gjysmën e qeverisë të zbarkojë në Dubai. Për fatin e keq të Belinda Ballukut, pikërisht ditën kur gjysma e Shqipërisë është nën pushtetin e ujit dhe banesat e mijëra familjeve gjenden të përmbytura.

Por punët në qeveri kanë prioritete. Në fillim pazari 2 miliardë dollarë, që do të zhvillojë Shqipërinë duke asgjësuar Portin e Durrësit dhe aneksuar 100 hektarë tokë në zonën më të lakmuar të bregdetit. Më pas, Ministria e Infrastrukturës do të vihet menjehërë në krye të punëve për të ndihmuar familjet e përmbytura, që rrezikojnë jetën nga vërshimi i ujit./Gazetareforma.com/

Etiketa: Darka ne DubaiDubaigazetariKlodian TomorriMarreveshjet okulteZbulimi i prapaskenave

Të lidhura

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit
Kryesore

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

Kryetari i KZAZ-së nr. 30 në Tiranë, Remzi Mehmeti, ka folur për mediat lidhur me incidentin që ndodhi mesditën e...

18:53 15/05/2025
Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve
Aktualitet

Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve

Aksidentet rrugore mbeten një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve dhe invaliditetit në Europë, ku çdo vit humbin jetën mbi 62,000...

18:33 15/05/2025
Para

Zgjedhjet në 25 prill, Topalli: Duhet një lider i ri, jemi kundër establishmentit PD, PS  dhe LSI!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve

Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve

18:33 15/05/2025
Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

18:10 15/05/2025
Shtyhet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme ndaj grupit të Laert Haxhisë

Ekzekutohen 6 vendime nga GJKKO/ Kontrolle për krime zgjedhore në 4 qytete

18:02 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.