Skip to content
Aktualitet

Damian Gjiknuri lavdëron Enver Hoxhën: Kishte shumë të mira për popullin!

· 1 min lexim

Deputeti socialist, Damian Gjiknuri, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Zonë e Lirë’, duke komentuar situatën politike në vend.

Ndërkohë që analisti Curri po shpjegonte pse Rama kërkon mandatin e tretë, ai e lidhi me figurën e Enver Hoxhas.

Ndërkohë, ish-ministri Gjiknuri, u shpreh se pavarësisht disa të këqijave, Enver Hoxha ka pasur shumë të mira për popullin, duke e krahasuar Ramën me diktatorin.

Pjesë nga debati:

Curri: Rama eksitohet nga pushteti. Ai do të hyjë në pushtet si njeriu më jetëgjatë në pushtet.

Gjiknuri: Po jo o burrë, se populli nuk është … Del njëri dhe bëka magji…

Curri: Pse edhe Enver Hoxha ndejti 50 vjet, i bëri magji këtij populli

Gjiknuri: Dëgjo Enver Hoxha pavarësisht ca të këqijave pati shumë të mira për popullin.

/GazetaReforma.com/