Skip to content
Të Gjitha

COVID/Ndërron jetë në moshë të re mësuesi nga Shkodra

· 1 min lexim

Ka shkuar në 139 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri. Mësohet se sot ka ndërruar jetë një burrë i moshës 39 vjeç, i cili ishte prekur prej ditësh nga COVID-19, ndërsa së fundmi ishte futur në intubim.

39 vjeçari ishte mësues në Medresënë e Shkodrës.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka mundur të fitojë luftën me virusin.

Ditët e fundit ka patur një rritje të vazhdueshme të të vdekurve nga koronavirusi në Shqipëri, ndërkohë që Ministria e Shëndetësië vazhdon të bëjë thirrje për mbajtjen e maskës dhe respektimin e masave të distancimit fizik.