Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, ja si paraqitet bilanci i rasteve dhe viktimave

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e Covid-19 në vend përgjatë 24 orëve të fundit.  Në Kosovë është shënuar një viktimë si pasojë e  Covid-19.

Ndërkohë për sa i përket infektimeve të reja, nga 1.098 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.787.   Në total numri i rasteve aktive me Covid-19  në vend është 320 persona.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë dhënë  607 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.615.360 doza të vaksinës.  Kujtojmë që Kosova kishte disa ditë me një bilanc pozitiv, pa vdekje nga Covid-19.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë

30 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 607 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.615.360 doza të vaksinës.

Deri më sot 761.595 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.098 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.787.

Në total numri i rasteve aktive është 320