Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, ja si paraqitet bilanci i rasteve dhe viktimave

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka deklaruar të dhënat e Covid-19  për 24 orët e fundit në vend.

Behët me dije se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.   Ndërsa për sa i përket rasteve të reja nga 1.231 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.  Sot janë shëruar 13 qytetarë,  ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.711 persona.

Ndërkohënë total numri i rasteve aktive është 232 persona.

Kujtojmë që edhe ditën e djeshme nuk kishte asnjë rast viktime nga Covid 19, që pasonte 2 ditë të cilat shënonin nga një viktimë.

Si gjthnjë Ministria e Shëndetësisë iu bën thirrje qytetarëve të mbajnë maskat, të respektojnë distancën dhe të mbajnë higjenën, si kusht i domsodoshëm për t’u mbrojtur nga infektimi me Covid-19.

Njoftimi i Plotë i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

22 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 1.231 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.711.

Në total numri i rasteve aktive është 232.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!