Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, ja si paraqiten shifrat e infektimeve dhe viktimave

· 2 min lexim

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar  16  raste pozitive me Covid-19, nga 2.115 testime të realizuara. Ndërkohë  gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast  viktimë.

Numri total i rasteve aktive është 481 dhe në 24 orët e fundit janë dhënë 5.287 doza të vaksinës kundër COVID-19. Në krahasim me shifrat e ditës së djeshme, evidentohet një ulje e  lehtë e rasteve pozitive meCovid-19, ndërsa për sa i përket numrit të viktimave, nuk kemi ndryshim.

Në të dyja ditët  në kosovë nuk është shënuar asnjë rast vdekje si pasojë e Covid-19.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

22 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.287 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.525.230 doza të vaksinës.

Deri më sot 691.004 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.115 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.151.

Në total numri i rasteve aktive është 481.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!