Skip to content
Të Gjitha

Covid-19 në Kosovë, bilanci i rasteve dhe viktimave

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur situatën e Covid-19 në Kosovë

përgjatë 24 orëve të fundit.  Kanë humbur jetën 4 persona nga Covid-19 ndërsa për sa i ëprket rasteve të reja nga 4.043 testime, 643 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.  Sot janë shëruar 2.028 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 204.632.

Në total numri i rasteve aktive është 14.639.  Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.433 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Kujtojmë që prej fillimit të procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.800.413 doza të vaksinës.

Deri më sot janë dhënë 92.902 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

12 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.433 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.800.413 doza të vaksinës. Deri më sot 810.436 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 92.902 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!