Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, bilanci i rasteve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur bilancin e Covid-19 përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, duke evidentuar viktimat, infektimet e reja si dhe ecurinë e procesit të vaksinimit.  Njoftohet se nuk është regjistruar asnjë humbje jete si pasojë e Covid-19, ndërsa për sa i përket rasteve të reja nga 137 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.  Vlen të theksojmë se sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.300. Theksojmë se në total numri i rasteve aktive është 110.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

20 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit nuk ka pasur dhënie të dozave të vaksinës kundër COVID-19Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.154 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.550 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.073 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 137 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.300.

Në total numri i rasteve aktive është 110.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Vaksinohu!