Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, bilanci i rasteve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

· 2 min lexim

Ashtu sikurse çdo ditë Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur bilancin e COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit.  Njoftohet se përgjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete.  Ndërkohë për sa i përket rasteve të reja nga 593 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.  Sot janë shëruar 27 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.767.

Në total numri i rasteve aktive është 328. Deri më sot janë dhënë 102.338 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

15 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 31 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.810 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.338 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 593 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 27 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.767.

Në total numri i rasteve aktive është 328.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!