Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, bilanci i rasteve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur situatëne e Covid-19 në vend, duke pasqyruar bilanci e rasteve të reja, humbjeve të jetëve, si dhe procesin e vaksinimit.

Përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 3 raste viktimash nga Covid-19 në Kosovë.

Ndërsa për sa i përket rasteve të reja nga 4.320 testime, 508 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.

Ditëne  sotme janë shëruar 1.281 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 212.303 persona.

Ndërkohë në total numri I rasteve aktive me Covid-19 është 8.685.

 

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

16 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.278 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.804.256 doza të vaksinës.

Deri më sot 811.804 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 94.710 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 4.320 testime, 508 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 3 raste i vdekjes.

Sot janë shëruar 1.281 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 212.303.

Në total numri i rasteve aktive është 8.685.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!