Skip to content
Të Gjitha

Coronavirusi: Rritet numri i të infektuarve në Kosovë e Serbi, 12 viktima në 24 orë në Turqi

· 1 min lexim

Është shtuar numri i të infektuarvr në Kosovë, pasi një tjetër rast ka dalë pozitiv në testin për COVID–19.

Mësohet se i infektuari me Coronavirus është nga fshati Senik i Malishevës dhe është 31-vjeç, teksa dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, janë testuar 150 mostra dhe vetëm një prej tyre ka rezultuar pozitiv.

Ndërkohë, në Turqi janë regjistruar 12 viktima të reja, duke e çuar numrin e vdekjeve në 21 persona.

Në 24 orët e fundit janë bërë 2,953 teste dhe 277 prej tyre kanë rezultuar pozitiv dhe tashmë numri i përgjithshëm i të infektuar në vend shkon në 947 persona.

Edhe në Serbi janë regjistruar 17 raste të reja me Coronavirus, duke e çuar numri total e të infektuarve në 188 persona.

Deri më tani, ka ndërruar jetë një person dhe fjalë për një burrë 59-vjeçar, i cili u nda nga jeta të premten.

Në rang botëror, janë regjistruar 13, 069 viktima, teksa numri i të infektuarve është mbi 308, 600 persona në 188 vende.