Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Coronavirusi: Nuk zgjat shumë ‘festa’ në Kosovë, rritet numri i të infektuarve

21:35 19/03/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme u njoftua se në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19 në 24 orët e fundit, por ky lajm i mirë nuk zgjati shumë pasi së fundmi është raportuar 1 i infektuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 21 persona.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), personi që ka rezultuar pozitiv jeton në Janjevë komuna e Lipjanit dhe bëhet fjalë për një burrë të moshës 46-vjeçare i kthyer nga Berlini me aeroplan më 11 mars.

Disa ditë me parë u bë me dije se Kosova pritet që të marrë 20 mijë aparatura që tregojnë për 10 minuta nëse pacienti është apo jo me Coronavirus.

Kosova blen 20 mijë aparatura që tregojnë për 10 minuta nëse je i infektuar nga COVID-19

Më 13 mars Kosova u prek nga COVID-19, pasi u konfirmuan zyrtarisht dy të infektuar me Coronavirus dhe tashmë janë 21 të infektuar të cilët ndodhen në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.

Në këto kushte Qeveria e Kosovës ka shpallur dje gjendjen e jashtëzakonshme dhe lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme, që u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve brenda dhe jashtë vendit që nëse kanë simptoma të Coronavirusit të telefojnë në numrat sipas shteteve përkatëse.

Kosova shpall gjendjen e emergjencës nga COVID-19, thirrje shqiptarëve të diasporës

Qeveria e Kosovës ka marrë një sërë masash për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, teksa janë ndaluar hyrje-daljet për të gjithë qytetarët në komunat e Klinës dhe Vitisë, ku u shënuan dy rastet e para.

Ndërkohë, është vendosur mbyllja e institucioneve arsimore deri më 27 mars, pezullimi i përkohshëm i linjave ajrore dhe tokësore dhe pezullimi i të gjitha aktivitetet publike.

Po ashtu është ndërprerë edhe transportit ndërurban dhe janë mbyllur kufijtë tokësor për të gjithë ata që hynë në Kosovë, ndërsa janë mbyllur të gjitha lokalet, baret e qendrat tregtare, ku përjashtim bëjnë vetëm dyqanet ushqimore dhe farmacitë.

Kurti bëri të ditur se kanë bërë edhe pezullimin e përkohshëm për të gjitha linjat e udhëtimit në Aeroportin “Adem Jashari”, ku përjashtim bëjnë vetëm fluturimet ushtarake apo medicinale.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

Rastet e pakta me COVID-19? Flet Pipero: "Është një ‘qetësi’ që nuk zgjat shumë, ja kur do jetë piku"

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip