Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Çollaku dhe Këlliçi për aksionin e SPAK te AKSHI: Dosjet çojnë në Kryeministri

16:35 16/12/2025
Reading Time: 3 min lexim

Gazetari Basir Çollaku ka komentuar aksionin e zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme, e cila ekzekutoi tetë masa sigurie ndaj zyrtarëve dhe biznesmenëve në lidhje me tendera të dyshuar si abuzivë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Në një intervistë për News24, Çollaku u shpreh se hetimet e SPAK tregojnë se, sipas tij, aktiviteti i një grupi të strukturuar kriminal ka pasur si pikë reference Kryeministrinë. Ai tha se çështjet për AKSHI-n janë të vjetra dhe lidhen me praktika të nisura vite më parë, duke shtuar se aksioni i sotëm përbën një zhvillim të rëndësishëm për opinionin publik.

“Është kronikë e paralajmëruar më herët. Kzuat për AKSHIN janë të vjetra, të bëra që nga Ahmetaj. Sot jemi një aksion të vërtetë. Veprime të kryera nga një organizatë kriminale. Ky është pretendimi ligjor. Ka një zyrë, një adresë, AKSHI, që i ka zyrat në Kryeministri. Kjo organizatë i ka pasur aktivitetin kriminal në Kryeministri. Nuk besoj se çunat me patllake…se kështu i thoshte dhe Rama. Të gjitha dosjet të çojnë në Kryeministri. Ky është telash pozitiv për opinion publik. Rastin Balluku, e quaj dosja Rama-Balluku se nuk i ndaj dot. Këtu kemi një nga ortakët e marrë peng, që është kanosur. Këtu kemi hyrë në banesën e kryeministrit, motra e bashkëshortes, vajza e saj, ore ka njeri të papërfshirë në familjen e kryeministrit? Akuzat zyrtare të SPAK ku flitet për shkelje të barazisë në tendera, pastrim parash, kemi policinë e shtetit të përfshirë. Policia përfshihet në jo pak dosje. Në kuadër të grupit të strukturuar, nga vinin këto porosi? Kush kishte dijeni? Zyrat e saj janë në Kryeministri. Ky ose është budalla, ose i verbër?! Këtë herë besoj se përgjimi do të shkoj në familjen e tij, në shtëpinë e tij. Mund të ketë përgjime që dialogjet që na çojnë në rrethana të tjera.”, tha Çollaku.

Duke u ndalur te rasti i Belinda Ballukut dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e saj në detyrë, Çollaku deklaroi se, sipas tij, ekziston ende një nivel që SPAK nuk e ka prekur. “Një nivel ka pa konsumuar SPAK, që është ai i kryeministrit. Rasti i kthimit të Ballukut në zyrë, jep mundësi për të prekur provat. Inditidim dëshmitarësh. Deri në 22 janar Balluku do të jetë në Kuvend. Shpresoj që SPAK t’i drejtohet Kuvendit për këtë rast, që t’i hiqet imuniteti dhe më pas të arrestohet. Rama po bën presion dhe është i trembur.”, u shpreh ai.

Ndërkohë, edhe deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me hetimet e SPAK dhe masat e sigurisë të vendosura nga Gjykata e Posaçme për disa zyrtarë të AKSHI-t. Sipas Këlliçit, hetimet nuk kufizohen vetëm në raste individuale korrupsioni, por shkojnë më tej, duke prekur, sipas tij, edhe lidhje familjare me kryeministrin Edi Rama.

Në një status publik, Këlliçi shkruan se aksioni i SPAK përbën një hap të rëndësishëm, por jo të mjaftueshëm, duke theksuar se drejtësia duhet të shkojë deri në fund dhe të mos ndalet vetëm te zyrtarët teknikë.

“Vonë, por më mirë se kurrë!
SPAK mbërriti edhe në ‘kopshtin privat’ të Ramës, AKSHI me akuzën e ‘grupit të strukturuar kriminal’.

E kemi denoncuar me emra, me skema, me fakte prej kohësh, madje e ‘pluguar’ mirë qysh 10 muaj më parë nga gazetarë kurajozë. Fijet të çonin deri tek baxhanaku i kryeministrit. E patëm thënë se në këtë rast problemi nuk është thjesht korrupsioni i zakonshëm, por arkitektura e thellë e pushtetit kriminal të Edi Ramës.

Por zemra e strukturës rreh ende e qetë, me gjithë zbarkimin e SPAK në trupin e kalbur të AKSHI-t. Fakti se drejtësia mbërriti tek lidhjet familjare të kokës së (anti)sistemit, e bën edhe më të rëndësishëm këtë hap. Jo si fund, por si fillim i domosdoshëm.

Drejtësia nuk mund të mjaftohet me kurbanë ‘teknikë’, se mbetemi ende tek administrimi i dëmit. Duhet guximi për të ndalur një herë e mirë ‘gjeneratorin’ e narkoshtetit shqiptar.

Nëse ndalet tek zhurma e skajeve, ky ‘central’ kriminal do të riciklojë krimin me emra të rinj.

Krimi dhe korrupsioni qeveritar sot ka vetëm një arkitekt: ai quhet Edi Rama!”

Hetimet e SPAK për AKSHI-n vijojnë, ndërsa pritet që organet e drejtësisë të sqarojnë përgjegjësitë penale për zyrtarët dhe subjektet e përfshira në procedurat e dyshuara të prokurimit.

Të tjera

Ndryshon katastrofa, jo personazhet: Nga hidrovorët te mbetjet toksike, po përsëritet i njëjti skenar
Aktualitet

Ndryshon katastrofa, jo personazhet: Nga hidrovorët te mbetjet toksike, po përsëritet i njëjti skenar

Në këtë vend, skandalet ndryshojnë emër, por personazhet mbeten të njëjtë. Sot quhet përmbytje, dje quhej mbetje toksike. Por skema...

20:42 08/01/2026
Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura te 5 Maji në Tiranë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura te 5 Maji në Tiranë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme tregun e rrobave të përdorura në zonën e 5...

19:34 08/01/2026
Para
Miqtë e vërtetë të Veliajt: Ata që ta marrin karrigen dhe të urojnë ditëlindjen

Miqtë e vërtetë të Veliajt: Ata që ta marrin karrigen dhe të urojnë ditëlindjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndryshon katastrofa, jo personazhet: Nga hidrovorët te mbetjet toksike, po përsëritet i njëjti skenar

Ndryshon katastrofa, jo personazhet: Nga hidrovorët te mbetjet toksike, po përsëritet i njëjti skenar

20:42 08/01/2026
Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura te 5 Maji në Tiranë

Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura te 5 Maji në Tiranë

19:34 08/01/2026
Balluku flet për paketa ndihme për përmbytjet, pasi fondet i vodhi me qeverinë e saj

Balluku flet për paketa ndihme për përmbytjet, pasi fondet i vodhi me qeverinë e saj

16:18 08/01/2026
21 Janari drejt mbylljes, Spartak Braho: Berisha përfundon në burg brenda tremujorit të parë 2026

21 Janari drejt mbylljes, Spartak Braho: Berisha përfundon në burg brenda tremujorit të parë 2026

15:40 08/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.