Skip to content
Kronikë

Çmimi i naftës në ‘stratosferë’! 32-vjeçari nga Durrësi gjen “zgjidhjen”, kapet mat duke…

· 2 min lexim

Një 32-vjeçar në Durrës ka furnizuar me karburant makinën e tij dhe është larguar pa paguar.  Si pasojë, policia ka arrestuar personin me iniciale R.K, i cili pas verifikimeve rezultonte se drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 32 vjeç, pasi ka furnizuar automjetin në një pikë karburanti, është larguar pa bërë pagesën. Pas ndalimit nga Policia rezultoi se 32-vjeçari drejtonte automjetin, në gjëndje të dehur”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Vlen të theksojmë se prej muajsh çmimi i karburantëve, veçanërisht i naftës është shumë i lartë dhe i papërballueshëm për qytetarët.  Nga vendimi i fundit, Bordi i Ttransparencës në Shqipëri bëri uljen qesharake krahasuar me uljen që ka pësuar çmimi i naftës në bursë.  Një litër naftë do të tregtohet më 258 lekë, nga 261 lekë që tregtohej më parë.  Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, do të jetë 83 lekë/litri, ose tre lekë më pak nga se ishte.  Çmimi i benzinës ka një rritje të lehtë. Një litër benzinë do të jetë 239 lekë në pikat e shitjes me pakicë.

Që prej krijimit të tij  e deri më sot, Bordi i Transparencës nuk e ka reflektuar një herë të vetme çmimin e bursës në momentin që ka vendosur ‘tavanin’ e çmimit në Shqipëri.