Skip to content
Politikë

Çmimet në “stratosferë”! Pse Berisha nuk i përmendë emrat e oligarkëve “kapo” të bordeve

· 2 min lexim

Muaji prill ka shënuar një rekord të rritjes së çmimeve e çmimeve të shportës. Familjet shqiptare në muajin prill kanë blerë produktet ushqimore dhe kanë paguar më shumë për shërbime të tjera si transporti, krahasuar me muajt e tjerë. Ushqimet bazë dhe transporti janë kategoritë më të prekura.

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar në lidhje me çmimet “stratosferike” me të cilat përballen qytetarët dhe mënyrën se si po funksionojnë bordet e  vendosur nga qeveria.

Berisha vendos t’i etiketojë bordet si ‘shushunjat’ e qeverisë dhe mekanizma që shërbejnë si mburojë e saj.  Gjithashtu ish-kryeministri thekson se bordet nuk e bëjnë siç duhet punën për të cilën janë krijuar, pasi janë blerë nga oligarkët.

Në fakt, që Bordet që merren me vendosjen e standartit të çmimeve në vend, janë në funksion të oligarkëve nuk është një gjë e re.

Por ajo që bie në sy është fakti që ish-kryeministri heziton që të përmendë emrat konkretë të oligarkëvë që  janë “kapot” e bordeve.

Ndryshe nga herë të tjera kur Berisha nuk i ka kursyer detajet dhe emrat specifikë në lidhje me aferat korruptive që ka denoncuar, këtë herë mesa duket ka ndryshuar strategji.

Vlen të theksojmë se një pikëpyetje e madhe ngrihet në lidhje me reagimin me shumë rezerva të Sali Berishës.

“Rritje alarmante e çmimeve te ushqimeve dhe transportit. Ne prill çmimet e ushqimeve dhe sherbimeve baze u rriten nga 10-22 perqind ne Shqiperi! Bordet apo shushunjet e qeverise kontribojne me veprimtarine e tyre ne rritjen e çmimeve dhe perligjien e saj.

Më të ekspozuarit përballë rritjes së çmimeve janë shtresat e varfra të cilat shpenzojnë më shumë se 50% të buxhetit të tyre në këto produkte dhe sherbime. Qeveria ne vend se indeksoje dhe kompensoje çdo qindarke per rritjen e çmimeve ka vendosur bordet si mburoje te vetes dhe okigarkeve, te cilat te blera nga oligarket vetem perligjin rritjen e papermbajtur te çmimeve,”-shkruan ish-kryeministri Berisha në reagimin e tij.