Skip to content
Bota

Cisterna e anijes përpihet nga flakët, raportohen 9 të vdekur

· 1 min lexim

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në ngushticën e Kerch, pranë Krimesë ku një cistern e një anieje që transportonte gaz të lëngshëm ka shpërthyer duke shkaktuar vdekjen e 9 personave.

Ky lajm vjen i konfirmuar edhe nga vetë Ministria e Transporteve të Rusisë, ku thuhet gjithashtu se anija ka mërrë flakë.

Gjithashtu mësohet se pjesëtarët e ekuipazhit për t’i shpëtuar flakëve janë hedhur në det, po për fatin e keq jo të gjithë kanë mundur të mbijetojnë.

Sipas zëdhënësit të Agjencisë Funerale Ruse për transportet detare, njoftoi se nga ekuipazhi me 23 pjesëtarë, vetëm 14 mund të shpëtonin.