Pas samitit të mbajtur në Londër të dielën, kryeministri britanik Keir Starmer njoftoi një plan me katër pika për mbështetje të Ukrainës dhe përpjekje për të përfunduar luftën, duke u fokusuar në mbrojtjen e vendit nga agresioni rus.
Plani përfshin:
• Vazhdimin dhe forcimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, si dhe rritjen e presionit ekonomik mbi Rusinë.
• Sigurimin e pjesëmarrjes së Ukrainës në çdo negociatë paqeje, me theks të veçantë në ruajtjen e sovranitetit dhe sigurisë të vendit.
• Rritjen e aftësive mbrojtëse të Ukrainës për të parandaluar çdo pushtim të mundshëm në të ardhmen.
• Krijimin e një “koalicioni të vullnetshmëve” për mbrojtjen e një marrëveshjeje paqeje dhe për garantimin e paqes pas saj.
Po ashtu, kryeministri francez njoftoi se Parisi dhe Londra po planifikojnë një propozim për një armëpushim një-mujor mes Rusisë dhe Ukrainës, duke përfshirë ajrin, detin dhe infrastrukturën energjetike.