Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Cilat armë do të dislokojë SHBA në Gjermani?

08:42 20/07/2024
Reading Time: 3 min lexim

Për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, sistemet amerikane të armëve me rreze të gjatë do të vendosen sërish në Gjermani. Kancelari Olaf Scholz tha se vendimi ishte përgatitur për një kohë të gjatë, por njoftimi i shkurtër i përbashkët i dy qeverive befasoi shumë njerëz dhe politikanë në Gjermani.

Nuk pati asnjë diskutim parlamentar apo publik për këtë çështje, ndërsa para 40 vitesh ka pasur protesta masive kundër vendosjes së raketave Pershing: në tetor 1983, rreth një milion gjermanë krijuan një zinxhir njerëzor në shenjë proteste – por pa sukses. Kancelari i atëhershëm Helmut Schmidt, një socialdemokrat si dhe Olaf Scholz, e kritikua për këtë në Bundestag.

Lidhur me këtë stacionim të ri të raketave ka shumë pak informacione të besueshme, mediat gjermane shkruajnë se nuk dihet se ku do të vendosen armët, por disa informacione mund të gjenden në internet, në dokumente amerikane që disponohen, në gazeta profesionale dhe të tjera.

Kështu, për shembull, tabloidi britanik The Sun që më 21.11.2021. publikoi një grafikë që tregon se si raketa supersonike amerikane Dark Eagle – e lëshuar nga Wiesbaden – arrin në Moskë në vetëm 21 minuta e 30 sekonda. Këto dy qytete janë 2000 kilometra larg njëri-tjetrit. Në këtë shkrim thuhej se raketa do të jetë gati për operim në vitin 2023.

Më parë, portali amerikan Breaknig Defense (4 nëntor 2021) raportoi se Ushtria Amerikane riaktivizoi zyrtarisht Komandën e 56-të të Artilerisë në Evropë, e cila ishte aktive nga viti 1986 deri në 1991, dhe dha dritën jeshile për vendosjen e armëve moderne precize, duke përfshirë ato me rreze të gjata veprimi (LRPF).

Për çfarë projekti bëhet fjalë?

Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë dhe qeveria gjermane të mërkurën (10 korrik 2024) thuhet se “Shtetet e Bashkuara do të vendosin përkohësisht sisteme armësh me rreze të gjatë nga Task Forca e saj Multi-Domain në Gjermani, si pjesë e një plani për stacionimin e tyre të përhershëm.”

Sipas Shërbimit Kërkimor të Kongresit të SHBA (CRS), Ushtria Amerikane është aktualisht në procesin e krijimit dhe pajisjes së pesë të ashtuquajturave Task Forca me shumë domene (MDTF) në mbarë botën. Një nga detyrat e tyre kryesore është të sigurojnë zjarr artilerie me rreze të gjatë – përmes raketave me rreze të gjata veprimi. Përveç kësaj, MDTF ka edhe aftësi të mbrojtjes ajrore.

Tre MDTF janë për rajonin e Paqësorit dhe një për Evropën – do të vendoset në Wiesbaden, Gjermani.

Ushtria amerikane e njoftoi këtë më 13 prill 2021. Pesë muaj më vonë, më 16 shtator 2021, MDTF u aktivizua në bazën amerikane në Wiesbaden (L. Clay Barracks). Synimi ishte që aty të vendoset vetëm shtabi dhe njësi të caktuara, ndërsa elementët thelbësorë operacionalë (armët) do të vendoseshin në Fort Drum në shtetin e Nju Jorkut.

Por nga të gjitha llogaritë, kjo bazë do të zhvendoset në Gjermani. Baza duhet të jetë funksionale deri në tetor 2025 me përjashtim të armëve hipersonike të cilat duhet të jenë gati deri 1.10. 2026, shkruan dokumenti i Shërbimit Kërkimor të Kongresit Amerikan (CRS).

Çfarë lloj armësh do të vendosen?

Qeveritë e SHBA-së dhe Gjermanisë deklaruan në deklaratën e sipërpërmendur se “njësitë konvencionale, kur të vendosen plotësisht, do të përfshijnë SM-6, Tomahawks dhe armët hipersoike që janë aktualisht në zhvillim”.

Tomahawk

Tomahawk është një raketë e madhe lundrimi që ka qenë në përdorim për dekada dhe po zhvillohet vazhdimisht më tej. Është arma standarde e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në çdo konflikt ushtarak kundër caqeve tokësore dhe gjithnjë e më shumë po merr përsipër detyrat e bombarduesve me telekomandë./DW

Etiketa: Gjermani

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para
Rënia e Euros fut bizneset në konflikt për tregjet

Rënia e Euros fut bizneset në konflikt për tregjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.