Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Çfarë t’i them Evës, më pyet nga Siria, kur do na merrni”

12:06 14/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Abaz Ndregjoni, daja i Evës dhe Endri Dumanit, dy të mitur të cilët prej gjashtë vitesh jetojnë në kampin sirian shkruan një letër prekëse drejtuar qeverisë. Babai i tyre vendosi t’i bashkohej grupit terrorist ISIS (Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë),  duke i marrë edhe ata me vete. Ai vdiq vitin e parë të qëndrimit në Siri. Fëmijët gjenden pa asnjë mbrojtje dhe garanci për jetën ashtu si 60 bashkëmoshatarë të tjerë që jetojnë në kampin Al Hol në Siri.

“Këta fëmijë nuk i zgjodhën vetë prindërit, nuk e zgjodhën vetë fatin e tyre! Shteti të na japë përgjigje zyrtare”, shkruan Ndregjoni.

Më poshtë letra e plotë:

“Çfarë t’i them unë Evës?

Çfarë përgjigje t’i kthej kur ajo më  pyet: Dajë, a interesohet shteti për  ne?

Çfarë t’i them unë motrës  time, që sot është dita e parë  e shkollës e Eva e Endri  nuk janë në shkollë, por  janë në  luftë?

Çfarë përgjigje t’i kthej unë Evës , që u end nëpër çadra e për të gjetur Alvinin e lidhi me babain për  herë të parë në  telefon?

Çfarë t’i them unë Evës, shpirtit te dajës, qē i shkroi me radhë listën  me emra të  grave e fëmijëve shqiptarë duke rrezikuar jetën atje në kamp e ne ua dhamë institucioneve tona?

Çfarë përgjigje t’i kthej vallë, kur ajo më  pyet: Dajë kur do na merrni? Dajë, vetëm shteti na merr, pra na merrni në rrugë zyrtare, vetëm kështu  na merrni, na kanë thënë! Se edhe vendet e tjera me shtet i kanë marrë.

Këta fëmijë nuk i zgjodhën vetë prindërit, nuk e zgjodhën vetë fatin e tyre!

Ata kanë të drejtë të jetojnë e të shkollohen!

Neper institucione , ministri, parlament ka shume nëna, që ju lutem, të jenë një moment së bashku me motrën time, së bashku me këto gra dhe fatin e tyre!

Këto nëna deputete, ministre, zyrtare a janë të shqetësuara për 61  fëmijët ne Kampin Al Hol, që nuk dihet si gdhihen e ngrysen?

A i vret pak ndërgjegjja?

A kanë ndërgjegje këta njerëz që sot çojnë fëmijët e tyre në shkollë dhe 61 fëmijë janë në burgun Al Hol dhe nuk dihet ku do i çojnë?

Ne kërkojmë një zgjidhje institucionale ose një përgjigje do i marrë shteti këta fëmijë apo do t’i braktisë përfundimisht?

Janë 61 fëmije të mitur që thërrasin, kërkojnë ndihmë “ Ju lutem na ndihmoni të kthehemi në Shqipëri” Ne jemi shqiptarë! Asnjë prej nesh nuk e harron momentin kur Juli shkoi në kamp e pyeste a ka shqiptarë këtu?

Ata fëmijë, ato gra thërrisnin: Jemi këtu! Uaua ua gazetare shqiptare! Jemi shqiptarë! Ju lutemi, na merrni! Jemi me fëmijë të vegjël!

Ata janë bij shqiptari!

Ta vëmë së bashku dorën në zemër për këta fëmijë!

Të gjithë së bashku tu kërkojmë falje qe nuk i rritëm dot këtu se shteti i lejoi të iknin në luftë!

Të gjithë së bashku mundemi t’i kthejmë ata fëmijë e të thajmë lotët e këtyre nënave e familjarëve që po kalojmë një tmerr të pafundmë !

Ju kërkojmë institucioneve te na kthejnë një përgjigje!

A do te kthehen ata fëmijë?

A ka një përgjigje për ta?

Çfarë t’i themi Evës kur me pyet?

Shumë mirënjohje të gjithë atyre që janë bashkuar me hallin tim e që në mijëra komunikime më thonë: Dajë, si ty nuk ka!

Dhe unë po ju them: Mos qoftë njeri dajë si unë, me këtë hall!

Nuk di çfarë përgjigje ti kthej Evës dhe Endrit !

Ju lutem t’u kthejmë një përgjigje!”

/GazetaReforma.com/

Etiketa: femijetkampi Al-holSiri

Të lidhura

Kush është shqiptari më i kërkuar në Europë
Aktualitet

Kush është shqiptari më i kërkuar në Europë

Shpendi Malo, 34 vjeç, është një ndër emrat më të kërkuar në Europë, i shpallur në listën “Europe’s Most Wanted”...

09:44 16/05/2025
KAS lejon numërimin e votave nga Greqia, PD e padit KQZ
Aktualitet

KQZ njofton mbylljen e numërimit të votave preferenciale në të gjithë vendin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është përmbyllur numërimi i votave preferenciale për kandidatët në listat e hapura të...

09:20 16/05/2025
Para

Maska me detyrim në rrugë dhe makinë nga nesër, gjoba 3-5 mijë lekë. Ja të gjitha rastet kur mund ta hiqni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kush është shqiptari më i kërkuar në Europë

Kush është shqiptari më i kërkuar në Europë

09:44 16/05/2025
KAS lejon numërimin e votave nga Greqia, PD e padit KQZ

KQZ njofton mbylljen e numërimit të votave preferenciale në të gjithë vendin

09:20 16/05/2025
E rëndë! 38-vjeçarja vetëvritet me pistoletë brenda makinës te Liqeni i Thatë

E rëndë! 38-vjeçarja vetëvritet me pistoletë brenda makinës te Liqeni i Thatë

09:10 16/05/2025
Tirana mirëpret sot Samitin e  Komunitetit Politik Evropian, mblidhen 47 liderët

Tirana mirëpret sot Samitin e Komunitetit Politik Evropian, mblidhen 47 liderët

08:48 16/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.