“Çfarë po ndodh? Trump nxirret nga konferenca pas të shtënave pranë Shtëpisë së Bardhë
UASHINGTON
Presidenti amerikan Donald Trump është shoqëruar jashtë sallës ku ishte duke mbajtur konferencë për mediat, pasi pranë Shtëpisë së Bardhë u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.
Trump u largua, pasi u shoqërua nga një agjent i Shërbimit Sekret. Agjenti ka dalë në skenë, ndëra kreu i Shtëpisë së Bardhë ishte duke folur, raportojnë mediat në gjuhën angleze.
Ndërsa, agjenti po merrte Trumpin, ky i fundit është dëgjuar të thotë “Oh” dhe “Cfarë po ndodh?”. Shtëpia e Bardhë u izolua, për shkak të incidenteve të së hënës.
Presidenti Donald Trump u kthye 9 minuta më vonë, duke thënë se situata tashmë ishte nën kontroll, e se një njeri ishte qëlluar jashtë Shtëpisë së Bardhë. Trump tha se Shërbimi Sekret ka qëlluar një person, që ishte i armatosur.
Shërbimi Sekret Amerikan e ka konfirmuar këtë incident. “Një burrë u qëllua nga një oficer i Shërbimit Sekret më 10 gusht jashtë rrethojave të Shtëpisë së Bardhë pasi ai iu afrua oficerit dhe i tha që kishte një armë”, tha Shërbimi Sekret. Burri, një 51 vjecar u godit në kraharor.
Që prej nisjes së protestave të fundit, siguria në Shtëpinë e Bardhë është shtuar. Trump, që kërkon të rizgjidhet president, tha se “të shtënat nuk kanë asnjë lidhje me të”. “Agjentët e sigurisë janë shumë të mirë. Ata janë më të mirët e më të mirëve”, deklaroi Trump.