Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Çfarë po ndodh në Policinë e Shtetit? Ministri po përplaset me Kryepolicin? Lleshaj: S’kam menduar ta zëvendësoj, Veliu…  

22:10 19/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Duket se presionet politike janë rritur edhe brenda radhëve të Policisë së Shtetit dhe më sipër edhe në Ministrinë e Brendshme, ku pas zërave të pak ditëve më parë për një dorëheqje apo shkarkim të mundshëm të vet ministrit Lleshaj, tani kanë dalë në skenë konflikte të reja.

Duket se vet ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, është futur në një spirale të vështirë në marrëdhëniet me kryeministrin Rama, çka konfirmohet nga burime brenda PS-së, por nga ana tjetër ai po i kërkon “armiqtë” në radhët e policisë.

Në mërzi dhe presion e sipër duket se ministri Lleshaj ka shënjestruar vartësin e tij më të lartë në radhët e policisë, kryepolicin Ardi Veliu, edhe pse ky i fundit konsiderohet si një “ushtar i bindur” i kryeministrit Rama nga ana tjetër.

Klima goxha e tensionuar brenda radhëve të kupolës së Ministrisë së Brendshme, kanë detyruar sot ministrin Lleshaj, që ti mohojë zërat për marrëdhënie të tensionuara mes tij dhe Ardi Veliut, duke u shprehur se për sa kohë e mban në detyrë, nuk ka asnjë të vërtetë në lajme.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e tij me kryepolicin, Sandër Lleshaj, i ftuar në “Euronews”, ku nuk ka mundur të shmangë as me diplomaci konfliktin dhe tensionin.

“Marrëdhënia mes nesh është krejt normale pune. Kam vlerësim pozitiv për aq kohë sa e pranoj si të tillë. Nuk kam menduar ta zëvendësoj, ai ka treguar se di të bëj më së miri punën e tij.

Shqipëria është vend i çuditshëm duhet të përgjigjesh për gjëra që nuk ekzistojnë”,- tha Lleshaj në fjalën e tij.

Përplasja mes Lleshajt dhe Veliut

Por “Gazeta Reforma” ka mësuar nga burime brenda Ministrisë së Brendshme, se shkak për përplasjet verbale të kohëve të fundit mes ministrit Lleshaj dhe vartësit të tij kryesor, kryepolicit Veliu, kanë qenë operacionet e ndryshme policore dhe sidomos bllokimet dhe gjobitjet e lokaleve të ndryshme në të gjithë vendin.

Nga sa pohojnë burimet, “Ministri Lleshaj i ka kërkuar llogari drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në lidhje me ankesa të ndryshme që kanë ardhur në adresë të tij nga biznesmenë të caktuar që pretendojnë se ata shantazhohen dhe u kërkohen gjoba, nga drejtuesit e komisariateve të policive që pretendojnë se janë urdhëruar nga vet kryepolici Veliu”.

Kjo çështje ka qenë tema e mprehtë e debateve mes Lleshajt dhe Veliut, për të cilën mësohet se është dashur edhe ndërhyrja e vet Kryeministrit Rama.

Kjo gjë është shkarkuar më pas te lëvizjet dhe ndryshimet e disa drejtuesve në hierarkinë e policisë në disa qarqe, por që është mbajtur sekrete nga e dikasterit “blu”.

Por burime të tjera nga radhët e Policisë së Shtetit, i thanë “Gazetës Reforma” se, “arsyeja për mërinë e ministrit Lleshaj me drejtorin Veliu, kanë qenë edhe dekonspirimi që ky i fundit i ka bërë shefit të tij për tenderët shumë milionësh të automjeteve dhe uniformave, apo edhe të blerjes së super-makinës luksoze BMW, për të cilën ministri u përfol edhe në parlament”.

Burimet thanë gjithashtu se, “ka qenë vetë kryepolici Veliu, ai që ka shpërndarë në gazetarë dhe media të caktuara, të dhënat për këto afera të ministrit Lleshaj, i pakënaqur edhe nga moslejimi i ndonjë përfitimi sado të vogël që ai mund të kishte nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm”.

/GazetaReforma.com/

 

Etiketa: Kryepoliciministripolicia e shtetitSander Lleshaj

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, në një ndeshje të tensionuar dhe me ritëm të lartë, në...

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Para

Koronavirusi në Berat! Infektohen disa nxënës, mësues e punonjës të qytetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.