Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Çfarë po ndodh? 500 ditë luftime në Ukrainë

11:25 09/07/2023
Reading Time: 2 min lexim

Në ditën e 500-të të luftës ndaj Rusisë, Presidenti Volodymyr Zelenskyy përshëndeti ushtarët e Ukrainës përmes një videoje nga ishulli i Gjarprit në Detin e Zi, që u bë simbol i rezistencës ukrainase përballë agresionit rus.

Zoti Zelenskyy nderoi ushtarët që luftuan për mbrojtjen e ishullit dhe të gjitë ata që kanë luftuar për atdheun duke thënë se rimarrja e kontrollit të ishullit përfaqëson një dëshmi të fortë se trupat ukrainase do ta çlirojnë të gjithë vendin.

“Dua të falënderoj nga këtu, në këtë vend të fitores, çdo ushtar, për këto 500 ditë. Faleminderit çdokujt që lufton për Ukrainën”, tha zoti Zelensky në videon, e cila nuk është e qartë se kur është regjistruar.

Të shtunën presidenti Zelenskyy ndodhej në Turqi.

Në 24 shkurt të vitit të shkuar, dita kur Moska nisi agresionin ndaj Ukrainës, forcat ruse morën kontrollin e ishullit të vogël, me shpresën se do ta përdornin atë si bazë për operacionet sulmuese ndaj Odesës, qyteti-port më i madh i Ukrainës.

Ishulli u bë simbol i rezistencës pasi trupat ukrainase refuzuan thirrjen e një luftanije ruse që u kërkoi atyre të dorëzoheshin ose do të bombardoheshin.

Forcat ukrainase ndërmorën sulme të ashpra ndaj garnizonit rus në këtë ishull, duke i detyruar trupat ruse të tërhiqeshin më 30 qershor të vitit të shkuar.

Tërheqja e tyre uli rrezikun për sulme ruse në qytetin port të Odesës dhe shtroi udhën për një marrëveshje për rifillimin e eksporteve të drithit ukrainas.

“Ne do të fitojmë”, tha Presidenti Zelenksyy.

Ndërkohë, Ministria britanike e Mbrojtjes tha në raportin e saj të fundit mbi luftën në Ukrainë se në qytetin e Bakhmutit, nën kontrollin e trupave ruse që prej muajit maj, gjatë javës së fundit janë zhvilluar luftime të ashpra.

Sipas ministrisë, forcat ukrainase kanë shënuar përparime të qëndrueshme në veri dhe jug të Bakhmutit, duke vënë në dukje se trupat ruse janë demoralizuar dhe po hasin vështirësi të mëdha për të zbuluar dhe për të kryer sulme mbi artilerinë ukrainase./AP

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët
Aktualitet

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-zëvendëskryetaren e tij, Eljona Mydini,...

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Para
U dhunua barbarisht nga fisi Rraja, zbardhet dëshmia e Bilbil Majës

U dhunua barbarisht nga fisi Rraja, zbardhet dëshmia e Bilbil Majës

Lajmet e fundit

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip