Skip to content
Kronikë

Çfarë ndodhi? Merr flakë tregu i rrobave të përdorura në Fier (Video)

· 2 min lexim

Ditën e sotme një treg i rrobave të përdorura në Fier është përfshirë nga zjarri. Bëhet me dije zjarri në tregun pranë shkollës së muzikës në Fier fillimisht ka rënë në pjesën e çatisë e më pas tymi është përhapur në brendësi të tij.

Ndërkohë që frika dhe paniku ka ‘pushtuar’ banorë të zonës të cilët kanë njoftuar zjarrfikësen e Fierit. Këtë të fundit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes e duke qenë se dera e tregut ka qenë e mbyllur, e kanë hapur atë me forcë.

Mësohet se brendësi të tregut nuk janë konstatuar dëme, ndërkohë që ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka shmangur djegien e të gjithë hapësirës. Theksojmë se tregu ndodhet në mes të pallateve dhe një zone te banuar, gjë e cila përbën potencial rreziku të lartë.  Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe ambulanca dhe forcat policore, ndërsa po punohet për të gjetur shkaqet e rënies së zjarrit.

 

NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT:

Më datë 19.06.2022, rreth orës 14:35, në një dyqan në vendin e quajtur “Tregu i rrobave të përdorura”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr.  Nuk ka dëme në njerëz.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.