Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Çfarë do të ndodhë pasi të jenë ndalur luftimet në Gaza?

16:21 14/11/2023
Reading Time: 3 min lexim

Ndërsa janë shtuar thirrjet për armëpushim në luftën mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë, izraelitët kanë filluar të mendojnë se çfarë do të ndodhë pasi të kenë përfunduar luftimet.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Linda Gradstein, anëtarët e komuniteteve përgjatë kufirit me Gazën thonë se do të donin të riktheheshin në shtëpitë e tyre, por vetëm nëse do të ndiheshin të sigurtë.

Kibuci “Kfar Aza” dhe pjesa më e madhe e komuniteteve izraelite në kufi me Gazën janë shndërruar në qytete fantazma që nga 7 tetori, kur militantët e Hamasit shkatërruan shtëpitë, vranë rreth 1200 izraelitë dhe morën peng në Gazë rreth 240 persona.

Izraeli evakuoi rreth 200 mijë banorë të zonave pranë Gazës dhe i strehoi në hotele dhe banesa të përkohshme.

Pjesa më e madhe e banorëve të këtyre komuniteteve thonë se duan të kthehen në shtëpitë e tyre, por vetëm nëse sigurohen se nuk do të përsëritet kurrë më ajo që ndodhi më 7 tetor.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se mënyra e vetme për të garantuar sigurinë e shtetasve izraelitë është që të shkatërrohet plotësisht Hamasi dhe më pas Izraeli të mbajë nën kontroll situatën e sigurisë në Gazë.

Vdes një ushtare 19-vjeçare izraelite që po mbahej peng nga Hamasi
“Gaza do të çmilitarizohet dhe nuk do të ketë më kërcënim nga Rripi i Gazës për shtetin e Izraelit.

Dhe me qëllim që të sigurohemi se nuk do të ketë një kërcënim të tillë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit do të vazhdojnë të mbajnë nën kontroll sigurinë në Rripin e Gazës për të parandaluar terrorin që mund të vijë prej andej”, tha Kryeministri Netanyahu.

Ndërsa po rritet numri i viktimave në radhët e civilëve, po shtohet trysnia ndaj Izraelit nga aleati kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të bërë më shumë për të lehtësuar krizën humanitare që po përkeqësohet.

“Janë vrarë shumë palestinezë, shumë kanë vuajtur gjatë javëve të fundit, dhe duam të bëjmë gjithçka të mundshme për të shmangur dëmet ndaj tyre dhe për të maksimalizuar asistencën që marrin”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Megjithëse udhëheqësit izraelitë nuk janë kundër ndihmave humanitare për Gazën, ata thonë se nuk mund të ketë armëpushim për sa kohë që Hamasi vazhdon të mbajë peng 240 persona.

Kjo është një kërkesë edhe e familjarëve të pengjeve dhe me mijëra izraelitëve që i mbështesin ata. Analistët thonë se armëpushimi do të ishte një gabim strategjik.

“Një armëpushim për Izraelin do të thotë thjesht se fiton Hamasi, se ia hedh pa u ndëshkuar për vrasjet në masë dhe se Izraeli humb.

Nuk do të jemi në gjendje të rivendosim sigurinë në territorin tonë, dhe as nuk do të jemi në gjendje të rikthejmë rolin tonë parandalues në rajon.

Armiqtë tanë do të kuptojnë se sa herë na godasin dhe ne fillojmë të vetëmbrohemi, komuniteti ndërkombëtar do të na lidhë duart me një armëpushim”, thotë Michael Oren, ish-ambasador i Izraelit në Shtetet e Bashkuara.

Por, dikur luftimet do të ndalen dhe dikush do të duhet të drejtojë rindërtimin në Gazë dhe administrimin e 2.3 milionë banorëve.

Shtetet e Bashkuara mendojnë se Autoriteti Palestinez, që tani qeveris Bregun Perëndimor, do të marrë përsipër rrjedhimisht edhe Gazën.

Por, vëzhguesit thonë se Autoriteti Palestinez shihet si i dobët dhe i korruptuar nga shumica e palestinezëve. Edhe Kryeministri izraelit Netanyahu është kundër drejtimit të Gazës nga Autoriteti Palestinez.

Analistët thonë se një zgjidhje e përkohshme mund të arrihet nëpërmjet një lloj autoriteti qeverisës ndërkombëtar.

“Do të duhet kohë derisa të krijohet një sovranitet i fortë në terren, një pushtet vendor. Pasi Izraeli thotë se nuk dëshiron të qeverisë Rripin e Gazës, nuk dëshiron të qëndrojë në Rripin e Gazës.

Komuniteti ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara nuk shohin një të ardhme në ripushtimin e Gazës.

Pra, në fund të ditës, Rripi i Gazës do të duhet të qeveriset nga palestinezët, por do të duhet kohë që të krijojmë, të inkurajojmë, apo të mbështesim ngritjen e një strukture pushteti vendor në Rripin e Gazës”, thotë Avi Melamed, analist për sigurinë në Lindjen e Mesme.

Tani për tani, luftimet e ashpra vazhdojnë në Gazë, ndërsa viktimat vazhdojnë të shtohen nga të dyja palët dhe pa një fund të afërt./VOA

Të lidhura

Trump reagon në Truth Social për protestat në Los Angeles
Bota

Trump reagon në Truth Social për protestat në Los Angeles

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar polemika të forta pas një postimi të drejtpërdrejtë dhe kërcënues në rrjetin social Truth...

19:53 09/06/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

Vetëplagoset me armë gjahu, përfundon në spital 57-vjeçari në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ura e Shtrejt në njësinë administrative Postribë, Shkodër, ku...

19:28 09/06/2025
Para
57-vjeçari ra nga lartësia, e pëson keq administratori i kompanisë në Vlorë

57-vjeçari ra nga lartësia, e pëson keq administratori i kompanisë në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Trump reagon në Truth Social për protestat në Los Angeles

Trump reagon në Truth Social për protestat në Los Angeles

19:53 09/06/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Vetëplagoset me armë gjahu, përfundon në spital 57-vjeçari në Shkodër

19:28 09/06/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

36 vjet burg për tre shqiptarë të përfshirë në trafik droge në Itali

19:11 09/06/2025
Vazhdon paraburgimi për Hashim Thaçin dhe tre të bashkëakuzuarit

Vazhdon paraburgimi për Hashim Thaçin dhe tre të bashkëakuzuarit

18:54 09/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.