Skip to content
Politikë

Çelja e Kapitullit 6/ Komisionerja për Zgjerimin uron Shqipërinë

· 1 min lexim

Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos, e quajti hapjen e grupkapitullit të 6 një “gur kilometrik” në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Ajo falenderoi presidencën hungareze për mundësimin e këtij hapi dhe shpresoi që të vijojë gjatë presidencës polake. Kos theksoi se hapja e këtij kapitulli është një mesazh pozitiv për Shqipërinë dhe rajonin, duke treguar përkushtimin e BE-së për zgjerimin dhe përforcimin e unionit, në kontekstin e ndryshimeve gjeopolitike.

Ajo theksoi gjithashtu se negociatat do të sjellin përfitime për qytetarët dhe do të kontribuojnë në ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët dhe të lulëzuar.