Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Caktohet vendi, ja ku do të mbahet “Sunny Hill Festival” në Kosovë

15:02 02/07/2022
Reading Time: 2 min lexim

Festivali i muzikës Sunny Hill pritet të mbahet në fillim të muajit gusht në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Për lokacionin e festivalit që deri më tani nuk dihej, ka njoftuar të shtunën kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Ai tha se janë siguruar lejet e nevojshme për mbajtjen e festivalit në këtë park më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022.

“Për shkak të kufizimeve të hapësirës në parkun e Gërmisë, Sunny Hill Festival këtë vit do të ketë kapacitet të kufizuar të pjesëmarrësve, përkundër potencialit dhe nevojave në rritje që i ka festivali”, shkroi Rama në Facebook.

Ai ka shtuar se Sunny Hill Festival është zotuar se e gjithë hapësira e parkut që do të merret në shfrytëzim do të përdoret me kujdes të shtuar, dhe se pastrimi dhe rigjenerimi i parkut “do të bëhet në afat rekord, edhe me investimet e nevojshme nga ana e Sunny Hill Festival”.

Informacioni mbi lokacionin e festivalit vie disa ditë pasi u bë e ditur se festivali do të mbahet përfundimisht në Prishtinë, pas një vendimi fillestar që festivali të largohej nga Kosova.

Më 14 qershor, themeluesi dhe organizatori i këtij festivali, Dukagjin Lipa, pati bërë të ditur që Sunny Hill do të zhvendoset në Tiranë, “për shkak të vonesave të shumta të shkaktuara nga mungesa e përgjigjes dhe vendimit përfundimtar për dhënien në shfrytëzim të hapësirës për festivalin”.

Palët kanë qenë në diskutim të dhënies në shfrytëzim të një parcele prej 17 hektarësh për 99 vite në fshatin Bërnicë e Poshtme.  Mirëpo sipas deklaratës së 20 qershorit, palët kanë shprehur gatishmëri “ që çështja e shfrytëzimit afatgjatë të tokës të diskutohet edhe pak kohë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme”.

Aty po ashtu është bërë e ditur që një edicion i veçantë me këngëtarë tjerë do të mbahet në Tiranë më 26,27 dhe 28 gusht.  Festivali është themeluar nga Fondacioni Sunny Hill, i këngëtares me famë botërore, Dua Lipa dhe edicioni i parë është mbajtur më 2018. Edicioni i vitit 2020 ishte anuluar për shkak të pandemisë së koronavirusit. REL

Të tjera

“Çoni lokacionin!” Protestuesit ironizojnë Ramën: Nuk u zinte besë as të tijve
Aktualitet

“Çoni lokacionin!” Protestuesit ironizojnë Ramën: Nuk u zinte besë as të tijve

“Çoni lokacionin!” Kjo ishte një nga batutat që u dëgjua dje mes protestuesve, të cilët ironizuan kryeministrin Edi Rama për...

08:58 13/06/2026
Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë
Aktualitet

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

Ish-deputetja dhe ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, ka refuzuar ftesën e Edi Ramës për të marrë pjesë në aktivitetin e...

16:56 12/06/2026
Para
Hapet rruga Kardhiq-Delvinë! Deputeti i PD-së tregon pse duhet të protestojë qarku i Gjirokastrës

Hapet rruga Kardhiq-Delvinë! Deputeti i PD-së tregon pse duhet të protestojë qarku i Gjirokastrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Çoni lokacionin!” Protestuesit ironizojnë Ramën: Nuk u zinte besë as të tijve

“Çoni lokacionin!” Protestuesit ironizojnë Ramën: Nuk u zinte besë as të tijve

08:58 13/06/2026
Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

16:56 12/06/2026
Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

13:34 12/06/2026
Arkitektët dhe punëtorët e vilës në Dhërmi fundosin Ballukun, SPAK drejt kërkesës për arrestim

Arkitektët dhe punëtorët e vilës në Dhërmi fundosin Ballukun, SPAK drejt kërkesës për arrestim

13:00 12/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.