Skip to content
Të Gjitha

Cakaj kërkon targat diplomatike/ Konsujt e nderit “revoltohen”, vetëm 18 prej tyre i dorëzojnë

· 1 min lexim

Dorëzimi i tragave diplomatike nga ana e konsujve të ndërit duket se nuk është duke u respektuar polotësisht nga këta të fundit.

Pak javë më parë ka qenë vet Ministri i Jashtëm i deleguar, Gent Cakaj ai që lajmëruar heqjen e tragave diplomatike për plotë 41 persona që mbajnë titullin “ Konsuj Nderi”, mirëpo deri më tani vetëm 18 prej tyre i janë bindur urdhërit.

Dorëzimi i tyre është bërë pranë policisë rrugore dhe Ministrisë së Jashtme dhe në east se nuk ndodh deri në fundjavë, atëherë policia do të nis aksionin për konfiskimin e tyre.

Sipas Cakaj ky është një vendim i domosdoshëm pasi është një privilegj i pajustifikuar .

Në listën e Gent Cakajt janë biznesmenëve të fuqishëm si Samir Mane, Avni Ponari etj., mirëpo nuk mungojnë edhe figura të politikës dhe medias, si Arben Malaj, ish-ministër i Ekonomisë, Mentor Nazarko, analist etj.