Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Butrinti në Kushtetuese, Zhupa: Koncesioni nuk e mbron trashëgiminë kombëtare

15:30 20/10/2023
Reading Time: 5 min lexim

Opozita ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e Butrintit dhe deputetja e PD, Ina Zhupa e cila është e angazhuar në këtë çështje ka bërë me dije detajet nga procesi në Gjykatë. Projekti i Butrintit ka si synim dhënien në menaxhim privatit të një pasurie aq të madhe kulturore dhe natyreore. Më saktësisht Richard Hodges, i cili është një studiues anglez që ka tezën që e shfaq në leksionet e tij publike dhe në librat e tij se Butrinti është Grek, se Saranda është greke dhe jugu i vendit i janë dhënë padrejtësisht Shqipërisë, si një vendim politik në 1913.

Referuar kësaj qasje të tij, si mundet që shteti shqiptar t’ia dorezojë pasurinë e tij, pjesë të pasurisë botërorë në dorë këtij personi?!”

Deklarata e plotë e Ina Zhupës

“Gjykata dhe ne si kërkues i kemi drejtuar disa pyetje Këshillit të Ministrave, – tha Zhupa. –  Pyetje që jo vetëm kanë ngelur pa përgjigje gjatë procesit, por përbejnë edhe disa prej pyetjeve kryesore të kësaj çështje që qeveria ka refuzuar haptazi ti përgjigjet Gjykatës Kushtetuese. Ajo që është shkelja me flagrante është fakti se qeveria këtë refuzim për tu përgjigjur e ka bërë me shkresë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke fshehur kështu fakte dhe rrethana për të cilat gjykata ishte e interesuar.

Ditë pas ditë kemi vendosur të japim çdo detaj mbi këtë çështje që lidhet me identitetin tonë kombëtar, me historinë, me trashëgiminë tonë kombëtare, pasi ruajtja e tyre janë detyra kryesore ndaj qytetarëve.

Kryeministria me firmën e Ëngjëll Agaçit i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese një shkresë ku shkruan se (citoj):

Image

‘Pyetjet me numërtimin 4, 15, 16, 17, 18, 19, 20, 31, 35, 40 janë jashtë objektit të këtij gjykimi kushtetues dhe nuk kanë asnjë ndikim në çështjen në fjalë. Për pasojë, vlerësojmë të pa nevojshme përgjigjen ndaj tyre’

Kjo është përgjigja refuzuese e Këshillit të Ministrave, që për më tepër kjo përgjigje injoron dhe autoritetin e Gjykatës kushtetuese.

Por cilat janë ato pyetje qe sipas KM janë jashtë objektit dhe çfarë përgjigjesh refuzon qeveria qe ti japë?

Sot po publikojmë 6 prej tyre.

Janë pikërisht ato ku fle lepuri i këtij koncesioni, në kurriz të shqiptarëve dhe Shqipërisë që cenon identitetin dhe integritetin e Butrintit dhe tonin si shtet.

Pyetjet e refuzuara nga KM:

Image

15.       Si e keni përzgjedhur përfaqësuesen avokaten për të përfaqësuar shtetin shqiptar në themelimin e fondacionit dhe në bordin e drejtorëve?

16.       Si e keni përzgjedhur anëtarin e bordit z. Richard Hodges, studjues anglez, për të qenë anëtarë bordi dhe kush kanë qenë kandidatët e tjerë përballë tij?

Image

17.       Si përfaqësues i KM, a mendoni Ju se rrezikojmë në rast se vendosim në Bordin e drejtorëve dikë që thotë: ‘Butrinti është trashëgimi kulturore Greke’ ? Siç janë dhe botimet shkencore dhe deklaratat publike të Hodges.

18.       A kishit Ju si Këshill i Ministrave një dosje, CV, referenca dhe botime të Richard Hodges, kur Ju e zgjodhët?

Image

19.       Kur Ju zgjidhni dikë që do të përfaqësojë shtetin shqiptar në bordin e pasurisë të mbrojtur nga UNESCO, kush na garanton që ju i shikoni integritetin personal, profesional dhe botimet e tij? A mund të na thoni kush është struktura përgjegjëse për këtë proces dhe kriteret që përdoren?

20.       A mund të na vini në dispozicion të Gj Kushtetuese dosjen e verifikimeve që Ju flisni dhe dosjen e Cv dhe botimet me të cilat që Ju sapo thatë tani keni zgjedhur zotin Hodges?

Të gjitha këto pyetje lidhen drejtpërdrejtë me anëtarët e bordit të Fondacionit të Butrintit që do të vendosë se si kjo pasuri e jona do të përdoret ne 10 vitet e ardhshme.

Sepse pjese e këtij Bordi është dhe Richard Hodges, pjesëmarrja e të cilit në bord, referuar qëndrimeve të tij publike paraqet implikime të nivelit kushtetues të vënies në rrezik të cenimit të identitetit dhe trashëgimisë sonë kombëtare.

Këto lidhen drejtpërdrejtë me një nga arsyet pse jemi në Gjykatë Kushtetuese.

Sepse, individë privatë zotërojnë shumicën e përfaqësimit në Bord, para shtetit për të pasur kontrollin mbi Butrintit.

Butrinti është një qytet antik që nuk është zbuluar plotësisht. Kërkimet dhe interpretimet e gjetjeve aty lidhen drejtpërdrejtë me identitetin, trashëgiminë dhe historinë e vendit tonë.

Richard Hodges është një studiues anglez që ka tezën që e shfaq në leksionet e tij publike dhe në librat e tij se Butrinti është Grek, se Saranda është greke dhe jugu i vendit i janë dhënë padrejtësisht Shqipërisë, si një vendim politik në 1913.

Referuar kësaj qasje të tij, si mundet që shteti shqiptar t’ia dorezojë pasurinë e tij, pjesë të pasurisë botërorë në dorë këtij personi???!!!!

Cenimi kushtetutës, ndodh sepse deklarimet dhe qëndrimet e tij të cilat bien ndesh me nenin 3 të Kushtetutës dhe gjithashtu bien ndesh me të dhënat dhe qëndrimin zyrtar të shtetit shqiptar deri më tani, që hedhin poshtë qëndrimet e tij antishqiptare.

Me deklaratat e tij, ai minon historinë, identitetin tonë dhe në këtë mënyre ai s’mund të jetë kurrë vendimmarrës ne Bordin Drejtues të Fondacionit për administrimin e Butrintit.

Hodges, por dhe të tjerë që mund ti zgjedhin nesër po këta privat, me kompetencat që ka në bordin e drejtorëve të fondacionit, përpiqen të interpretojnë çdo gjetje sipas shkollës apo prirjeve të tyre, që duken qartë se nuk përkojnë me realitetin, ato duken qe janë antishqiptare, që deformojmë realitetin, që keqpërdorin pushtetin dhe duan qe të rishkruajnë historinë e shqiptarëve.

Duke refuzuar ti përgjigjen këtyre pyetjeve KM ka demonstruar para Gjykatës Kushtetuese se

-ata nuk kane një proces konkurrimi mes studiuesve, s’kanë pasur thirrje, kritere, filtra dhe- ata kane paracaktuar njerëzit që kërkonte AADF për interesat e saja,

– ata nuk kanë asnjë fuqi para dikujt që poshtëron vlerat dhe identitetin tonë kombëtar, edhe se procesi i ngritur nga ne është plotësisht i drejtë.

Gjykata Kushtetuese sot ka provën e radhës me këtë refuzim.

Ka provën se si shteti shqiptar dështon me këtë koncesion të ruaj dhe të mbrojë trashëgiminë kulturore edhe identitetin kombëtar.

Prandaj ne jemi sot këtu, për të informuar publikun, por për ta risjellë në vëmendje të kujtdo qe e do Shqipërinë dhe shqiptaret. Ky koncesion duhet ndalur sa më shpejt.

Image

Të lidhura

Rikthen traditën, Papa Leoni XIV do të kalojë pushimet verore në Castel Gandolfo
Bota

Rikthen traditën, Papa Leoni XIV do të kalojë pushimet verore në Castel Gandolfo

Pas më shumë se një dekade mungesë, Papa Leoni XIV do të rikthejë këtë fundjavë një traditë të lashtë papnore,...

18:56 03/07/2025
Durrësi mikpret kulturat e botës në edicionin e 6-të të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik
Aktualitet

Durrësi mikpret kulturat e botës në edicionin e 6-të të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik

Qyteti i Durrësit është kthyer këto ditë në një skenë shumëngjyrëshe të kulturës dhe traditës, falë edicionit të 6-të të...

18:37 03/07/2025
Para
BE dhe SHBA pritet të shtojnë trysninë ndaj Kosovës dhe Serbisë

BE dhe SHBA pritet të shtojnë trysninë ndaj Kosovës dhe Serbisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rikthen traditën, Papa Leoni XIV do të kalojë pushimet verore në Castel Gandolfo

Rikthen traditën, Papa Leoni XIV do të kalojë pushimet verore në Castel Gandolfo

18:56 03/07/2025
Durrësi mikpret kulturat e botës në edicionin e 6-të të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik

Durrësi mikpret kulturat e botës në edicionin e 6-të të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik

18:37 03/07/2025
Rifillojnë gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës, zbulohet kulla e shekujve IV-VI

Rifillojnë gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës, zbulohet kulla e shekujve IV-VI

18:12 03/07/2025
Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur

17:47 03/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.