Skip to content
Aktualitet

Bushati lë detyrën: “I kërkoj falje familjes për fundjavat e munguara”

· 1 min lexim

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në një fjalim lamtumire ka bërë një bilanc të punës së tij për këto 5 vite që ai drejtoi këtë institucion.

Pasi priti kreun e qeverisë, Edi Rama, ku ky i fundit u betua dje në postin e ministrit të Jashtëm, Bushati tha se nuk ka garanci se “ajo që kemi para është më e mirë”.

Në fund të fjalimit, Bushatit iu drodh zëri kur iu referua thënies së presidentit gjerman Steinmeier që puna e ministrit të Jashtëm është si një mur, nuk ke kohë për askënd, i mungon të gjithëve, edhe stafit, edhe familjes edhe të gjithëve.

‘Dhe sigurisht i kam munguar shumë familjes sime. Ata janë përballur me mungesat e mia. I kërkoj falje sot për fundjavat e munguara”- tha ai.