Skip to content
Të Gjitha

Burrat fillojnë nga “zbatimi i urdhrit të ri”, duke pastruar dhe hekurosur! Rama: Fillo me xhamat

· 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të dielën paradite të dalin për ajrosje nënat dhe fëmijët, duke pasuar të shtunën që u përket të moshuarve.

Ditën e djeshme me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri Rama teksa ka njoftuar leja e daljes për këtë grup, shkruajti me shaka se burrat përveçse të rrinë në shtëpi të bëjnë dhe punët e shtëpisë.

Kësisoj, një burrë i ka komentuar Ramës ku i thotë se sot i ka zbatuar të gjitha rregullat që ai kishte vendosur, ka pastruar shtëpinë, ka larë pjatat, deri tek gjella.

Në fund pasi i tregoi ç’kishte bërë i ka kërkoi leje që të dalë, mirëpo Rama ia kthen duke shkruar të mos lëvizë nga vendi dhe të fillojë me larjen e xhamave.

Replikat:
Komentuesi: Mirëmëngjes zoti kryeministër. Sipas rregullave që ju keni vendosur për sot i zbatova të gjitha.
Pastrova shtëpinë, lava pjatat, rregullova rrobat dhe kam bërë dhe kam gati edhe gjellën për drekë. Me lejen tënde të dal dhe unë pak jashtë.
Rama: Mos luaj vendit dhe fillo e laj xhamat.