Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Bujar Nishani reagon pas Këshillit Kombëtar të PD-së: Demokratët janë mashtruar disa herë nga Basha

11:52 31/08/2021
Reading Time: 5 min lexim

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku u la jashtë çdo funksioni. Nishani shkruan në rrjetet sociale se Basha dje njohu zyrtarisht Parlamentin që doli pas masakrës elektorale të 25 prillit dhe po e kthen PD-në kokëulur në atë parlament të turpit, atje ku e dorëzoi dy vite më parë.

Ish-presidenti thotë se tashmë ka dalë në dritë misioni dhe qëllimi i vërtetë i kreut të PD me atë kurth ku e futi partinë kur hoqi dorë nga mandatet. Ai shprehet se kjo dhuratë për Edi Ramën do t’i kushtojë politikisht PD-së dhe të djathtës në Shqipëri në 50 vitet e ardshme, në qoftë se nuk ka reagim popullor. Nishani thotë se demokratët janë mashtruar disa herë nga Basha dhe mbetet për t’u parë sa herë kjo do të ndodhë.

Reagimi i plotë:

Vetëm 4 (katër) muaj pas humbjes trishtuese të Partisë Demokratike dhe turpëruese të L. Bashës më 25 prill, ky i fundit e harroi tashmë “Rregjimin e Masakrës”. L. Basha dje e njohu edhe zyrtarisht Parlamentin që doli pas masakrës elektorale dhe po e kthen PD kokëulur e të rrënuar në atë parlament të turpit, ekzaktësisht atje ku e dorëzoi 2 vite më parë, në shkurtin e 2019. Edi Ramën Kryeministër, PS në maxhorancë solide me 74 + 3 mandate, demokratët të nëpërkëmbur, dhunuar e varfëruar edhe më shumë akoma.
Sot, pas rikthimit të grupit parlamentar të PD, dy vite pas, në të njëjtin Parlament turpi, dominuar nga produkti i krimit elektoral dhe krimi i rrugës, ka dalë në dritën e diellit qëllimi dhe misioni i vërtetë i L. Bashës me atë kurth ku e futi Partinë Demokratike, dy vite më parë. Për ta kuptuar atë mision mjafton të shohësh se si E. Rama jo vetëm e mori plotësisht në kontroll Parlamentin por mundësoi shndërrimin e Kushtetutës së vendit si një statut të Partisë Socialiste, kthimin e Kodit Zgjedhor si një manual të Këshillit të Ministrave, sistemin e drejtësisë në një mjet shantazhi politik, shtetin shqiptar në një karikaturë fyese.

Kjo dhuratë për Edi Ramën do ti kushtojë politikisht PD dhe të djathtës politike në Shqipëri në 50 vitet e ardhëshme (nqs nuk do të mundësohet një uragan politik popullor).
Dje, L. Basha e harroi “Rregjimin e Masakrës” dhe artikuloi “Pakicën e Korruptuar”.
Dmth, demokratët dhe shqiptarët në tërësi nuk kanë më përballë një Rregjim Masakre por një Pakicë të Korruptuar, që L. Basha do ta rrëzoi lehtë ! Shumica e demokratëve do të ndihen të tradhëtuar nga ky devijim i shpejtë i L. Bashës nga sa u thoshte pak muaj më parë se ; “nuk do ti njohë kurrë këto zgjedhje……se do të mobilizojë popullin për ta rrëzuar një orë e më parë këtë rregjim”. Tani, L. Basha nuk flet më asnjë fjalë për mobilizimin e popullit por na tregon se përballë kemi veç një “pakicë të korruptuar” me të cilën do të bëjë ca kompromise “për të mirën e vendit” !
Demokratët nuk kanë pse ndihen të tradhëtuar nga kjo, sepse ky është misioni i L. Bashës.
Demokratët janë thjesht të mashtruar për të disatën herë prej L. Bashës. Ky është modeli politik i tij. Sa herë të tjera do të pranojnë demokratët të mashtrohen nga L. Basha, kjo mbetet për tu parë. Sado që L. Basha tenton ta zbusë, rrumbullakosë apo relativizoi të keqen që ka kapluar shqiptarët, nuk ka për ta përmbushur dot kripto/shërbimit e tij malinj ndaj atij rregjimi. Shqiptarët nuk kanë kurrfarë dyshimi se mbi krye nuk kanë thjesht një Pakicë të Korruptuar (siç thotë L. Basha) por një Rregjim të Inkriminuar me tipare të qarta të Mafies. Problemi për shqiptarët sot është asgjesimi ditë pas dite i mekanizmit që mundëson rrëzimin e Rregjimit.
Opozitës ! Koha dhe proçeset vijuese do të shpjegojnë për shqiptarë se përse L. Basha kryen këtë mision. Amnistia politike që L. Basha tenton ti bëjë rregjimit të Edi Ramës është e pafuqishme, si politikisht ashtu dhe moralisht, por padyshim diskretituese për të personalisht. L. Basha nuk le rast pa treguar se nuk ka asnjë interes për ta bërë PD një Shtëpi të madhe të Lirisë, përpos për ta poseduar atë veç si një zyrë personale.
Pasi shpiku një Këshill Kombëtar me 500 anëtar, kontradikta më absurde në logjikë politike, (ndërsa anëtarësia zvogëlohet, numërat në institucione përfaqësuese rriten), konstaton me trishtim se si nga lista e kandidatëve për Këshillin Kombëtar u lanë jashtë atij akademikë, drejtues të suksesëshëm të strukturave lokake, persona me influencë e integritet në komunitete.
Përçmimi politik i L. Bashës ndaj emrave të tillë si Prof. Adriana Gjonaj, legjendës Agustin Kola, Dr. Alfred Gega, Dr. Almiro Gurakuqi, Arben Ristanit, Edith Harxhit, kuratorit Ardian Isufi, tenorit Rudi Sata, Armand Telitit, gazetarit Çelo Hoxha, Eduard Kelmendit, shkrimtarit Erald Kapri, Flamur Gjymyshkës e Flir Moshos, Prof. Gjok Uldedajt, Hekuran Hoxhallit e Hysen Osmanit, artistes Liljana Cingu, Paulina Hotit, Irma Koplikut e Mimoza Rexhvelajt, Luigj Isufit e Mal Berishës, Maxhid Cungut e Ndoc Ashtës, etj., veçse e konfirmon modelin e zvogëlimit gjithmonë e më shumë të asaj partie që lindi nga hapësira e lirisë.
Këta njerëz me influenca, eksperiencë e integritet nuk i duhen L. Bashës por largimi i tyre dëmton PD.
L. Bashës sot i kanë mbetur shumë pak avoketër publik (se jopublik nuk ka më asnjë), të cilëve i kanë mbaruar krejt argumentat për këtë avokati.
Avoketërit e pakët të modelit politik të L. Bashës pas paraqitjes së tezës famoze se “po iku Luli e gjithë PD do të shkrihet e zhduket”, akuzojnë zërat kritikë e kundër atij modeli, se : “këtë e bëjnë për interesa personale”.
Në fak kjo në thelb është e vërtetë !
Tek çdo kauzë e princip mishërohet interesi i njeriut !
Por ndryshimi qëndron tek mekanizmat e parimet që ndjek për jetësimin e atyre interesave.
Nuk ka shqiptar normal e të ndershëm sot që nuk ka interes për të ndryshuar qeverisjen e inkriminuar dhe më skandalozen në këtë vend.
Por ndryshimi vjen përmes mekanizmave politik dhe e tillë sot për sot është veç Partia Demokratike.
Nuk ka demokrat normal, të ndershëm e kontributor që nuk ka interes për ta bërë PD forcë të madhe e fituese.
Pra, është e thjeshtë fare ta identifikosh interesin individual.
Jo vetëm si bazament i ekzistencës humane por edhe si dimension.
Po ashtu, dallimi mes interesave është evident, në formë e përmbajtje.
Vetë dallimi mes palëve, do të jetë një betejë midis tyre.
Eshtë dallimi dhe beteja midis atyre që nuk e duan PD siç ishte këto 8 vite që kaluan dhe atyre që e duan po të njëjtën PD siç ishte 8 vitet që shkuan.
Ky është një dallim i madh dhe thelbësor, por shumë i thjeshtë për tu identifikuar.
Asnjëra nga palët nuk e fsheh këtë qëllim e dallim.
Ajo që është e sigurt në këtë rast është fakti se i interesuari dhe përfituesi më i madh për të patur të njëjtën PD si të 8 viteve të shkuara është Edi Rama e ai për këtë investon shumë e kudo.

Të tjerët janë thjesht argatë të tij. Vërtet dje, L. Basha e harroi rregjimin e masakrës elektorale dhe doli me tezën e një pakice thjesht të korruptuar.
Por sot L. Basha është totalisht i diskretituar politikisht në opinionin publik.
Kurrë, në këto 30 vite të pluralizmit politik në Shqipëri, nuk ka patur rast kur një kryetar opozite pas 8 vitesh të jetë kaq i diskretituar e kaq i pambështetur në opinion sa ç’është L. Basha. Ndoshta ky nuk është një problem për L. Bashën, por është problem i madh për Partinë Demokratike, është kërcënim për sistemin politik të vendit, është problem për Shqipërinë. Duhet zgjidhur. S’ka alternativë !

 

Etiketa: Bujar Nishanikeshilli kombetarLulzim Bashapd

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para
“Jam më i fortë se virusi”, vdes nga Covid-19 polici në Itali që ishte kundër vaksinimit (Emri+Foto)

“Jam më i fortë se virusi”, vdes nga Covid-19 polici në Itali që ishte kundër vaksinimit (Emri+Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.