Skip to content
Politikë

Briken Calja kampion bote, kryeministri Rama ka një mesazh

· 2 min lexim

Briken Calja, peshëngitësi shqiptar është shpallur kampion bote.

Pas fitores së arritur nga Briken Calja, një urim ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama.  Kryeministri shprehet se talenti e vullnet të hekur i Briken Caljes meriton sot një përulje me respekt, sepse ia doli të ngjitet në majën e botës pa humbur kurajon e as durimin, në atë që Rama e quan të papjetën e vështirë dhe të rrëshqitshme drejt majës.

“Kampion bote. Briken Calja, talenti me vullnet të hekurt, meriton sot një përulje me respekt, sepse ia doli të ngjitet në majën e botës pa e humbur kurajon e as durimin, në të përpjetën e vështirë dhe të rrëshqitshme drejt majës”, shkruan Rama.

Briken Calja fitoi medalje ari në stilin e shkëputjes në Botërorin e Peshëngritjes dhe shkoi vetëm një kilogram larg titullit kampion bote në dygarësh dhe shtytje, ku u klasifikua në vendin e dytë.

Calja garoi në peshën deri në 73 kilogram bashkë me Erkand Qerimajn dhe ia doli të ngrejë 156 kilogram në stilin e shkëputjes, më shumë se çdo garues tjetër.

Edhe në shtytje Calja bëri një paraqitje mjaft të mirë, duke ngritur 182 kilogramë në provën e parë, 186 kilogram në të dytën dhe dështoi 190 kilogramë në të tretën, duke humbur titullin kampion në dygarësh për vetëm një kilogram.