Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Braçe thirrje Berishës e Bashës: Nuk do ta merrni kurrë viktimën që ju duhet për t’u barazuar

22:48 16/03/2019
Reading Time: 2 min lexim

Protesta e organizuar ditën e sotme nga opozita ka nxitur edhe reagimin e zëvendës kryeministrit Erion Braçe, i cili ka qenë relativisht i fortë.

Në reagimin e tij, Braçe i drejtohet drejtpërdrejt ish-kryeministrit, Sali Berishës dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës.

Zëvendës kryeministri ka thënë se gjithë dhuna i duhet vetëm Berishës dhe Bashës për t’i treguar ndërkombëtarëve destabilitetin në vend. Ai ka thënë se ata nuk do të marrin kurrë atë që duan, pra një viktimë dhe policia po duron dhe zbaton deri në fund ligjin.

Deklarata e plotë e Erion Braçes:

“Shikoni, Sali Berisha, Lulzim Basha e ideologët e dhunës, po ndërtojnë një dialog të dhunshëm me ndërkombëtarët.

Protesta e sotme do ishte asgjë pa dhunën!

Ndaj dhuna u urdhërua kur ndodhi asgjëja!

Dhuna i duhet Sali Berishës e Lulzim Bashës për t’i treguar ndërkombëtarëve destabilitetin!

Asgjë më shumë!

Kriminale është që të dy, Sali Berisha e Lulzim Basha, as që i llogarisin shqiptarët, ditën, jetën dhe ekonominë e tyre, kur urdhërojnë #DHUNËN.

Sulmi i dhunshëm mbi policinë, është kriminal dhe synon drejtpërdrejtë jetën e tyre!

Prej shtatorit 2013-të, POLICIA E SHTETIT ka vendosur një standard të qëndrueshëm në raport me qytetarët në protestë;

NUK VRET MË KUSH!

Pa më të voglin diskutim, kjo e acaron pa fund Berishën e Bashën, dy vrasësit barbarë të 21 janarit.

Që nga 16 shkurti, policia ka qenë përballë tyre pa armë, nuk ka sulmuar e nuk ka goditur qoftë edhe një të vetëm, është sulmuar me shishe me benzinë, kapsolla shpërthyese, gurë e pllaka guri, çdo send të fortë të mundshëm;

Policia thjeshtë ka zbatuar ligjin, ka duruar dhe në fund ka arrestuar dhunuesit!

Me drejtë e ligjërisht sa kaq, nuk ka.

Ndaj dy gjera dua të them;

E para, respekt ndaj çdo burri me uniformë në #PolicinëeShtetit dhe #GardeneRepublikës për nderin, dinjitetin dhe profesionalizmin në ushtrimin e detyrës, qëndresën dhe vendosmërinë në mbrojtjen e institucioneve kushtetuese të vendit, mbi të gjitha për mbrojtjen e rendit e sigurisë së qytetarëve!

E dyta, boll me goditje mbi policinë e shtetit, boll, mos provokoni kot, nuk do e merrni kurrë atë që doni, një viktimë për të barazuar dy vrasësit që keni në krye!

Nuk do ndodhë kurrë”, shkruan Braçe.

Etiketa: Erion BraceLulzim Bashaprotesta e opozitesSali Berisha

Të tjera

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?
Aktualitet

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?

Më 30 janar 2026, Policia e Tiranës arrestoi Hysen Ramajn, i njohur si Bushi i “Për’puthen”, për shitje mallrash me...

18:31 27/02/2026
Lajm i mirë nga Rama: edhe portugezët i kanë rrugët keq. Lajm i keq: ne kemi 956 milionë euro gropa dhe një rajon të izoluar
Aktualitet

Lajm i mirë nga Rama: edhe portugezët i kanë rrugët keq. Lajm i keq: ne kemi 956 milionë euro gropa dhe një rajon të izoluar

Ndërsa aksi Librazhd–Pogradec u shemb, duke izoluar juglindjen e vendit dhe duke vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve, kryeministri Edi...

16:20 27/02/2026
Para

Shkëlzen Berisha me shpatulla pas murit/ Gjykata e Floridës i rrëzon alibinë për Gërdecin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?

18:31 27/02/2026
Lajm i mirë nga Rama: edhe portugezët i kanë rrugët keq. Lajm i keq: ne kemi 956 milionë euro gropa dhe një rajon të izoluar

Lajm i mirë nga Rama: edhe portugezët i kanë rrugët keq. Lajm i keq: ne kemi 956 milionë euro gropa dhe një rajon të izoluar

16:20 27/02/2026
TTW: Turizmi në Shqipëri përballet me rënie, çmimet e larta të ushqimeve dëmtojnë reputacionin

TTW: Turizmi në Shqipëri përballet me rënie, çmimet e larta të ushqimeve dëmtojnë reputacionin

14:11 27/02/2026
Paradoksi i integrimit: Shqipëria takson 10% kondicionerët inverter, ndërsa BE pothuajse zero

Paradoksi i integrimit: Shqipëria takson 10% kondicionerët inverter, ndërsa BE pothuajse zero

12:33 27/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.