Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Boshatiset Shqipëria, Instat: Nataliteti në rënie, popullsia drejt plakjes

12:13 03/11/2021
Reading Time: 3 min lexim

Popullsia në Shqipëri, po shkon drej moshimit.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i lindjeve sa vjen dhe është më i ulët dhe emigrimi i të rinjve sa vjen dhe shtohet.

Piramida e popullsisë e hartuar nga INSTAT jep një pamje të qartë të popullsisë, duke treguar se sa njerëz ka në vend, të moshave të ndryshme dhe nëse ka ndonjë ndryshim në numrin e meshkujve dhe femrave.

Nga mënyra se si popullsia është e përbërë tani, piramida duket më shumë si një kullë. Kjo për shkak se numri i të moshuarve është rritur në popullsi.

Në të njëjtën kohë, të rinjtë kanë emigruar dhe numri i lindjeve ka ardhur në ulje.

Disa nga vijat (horizontale) janë veçanërisht të gjata. Kjo për faktin se aktualisht ka më shumë njerëz në grup moshat 20-24, 25–29 dhe 55–59 vjeç. Kjo pasqyron faktin që shumë fëmijë kanë lindur në vitet 1960 dhe në vitet 1990.

Piramida tregon meshkujt dhe femrat veçmas

Grafiku tregon se sa meshkuj dhe femra të grup-moshave të ndryshme ka pasur më 1 janar 2011 dhe 1 janar 2021.

Në ilustrimin e mësipërm janë krahasuar 2011 dhe 2021. Grupi i moshave më të vjetra është në krye – të rinjtë janë në fund.

Grup-moshat shpjegojnë strukturën e popullsisë sipas moshës në një kohë të caktuar, ku:

Ekziston një tendencë e plakjes së popullatës;

Një reduktim i bazës së piramidës është rezultat i rënies së numrit të lindjeve;

Një zmadhim i majës së piramidës është rezultat i rritjes së jetëgjatësisë;

Të rinjtë kanë prirje të emigrojnë dhe kjo zvogëlon përqindjen e të rinjve duke rritur atë të të moshuarve.

Përbërja gjinore tregon se sa meshkuj dhe femra janë në mosha të ndryshme, në një kohë të caktuar, ku për Shqipërinë, shifrat rezultojnë thuajse të barabarta, për si vijon:

Më 1 Janar 2011 më shumë meshkuj se femra jetonin në Shqipëri: 50,1 % ishin meshkuj dhe 49,9 % femra. Më 1 Janar 2021 shifrat ndryshuan: 49,8 % ishin meshkuj dhe 50,2 % femra.

LEXO EDHE:  Basha: INSTATI rikonfirmon “Krizen Rama”

Si duket piramida e popullsisë për një vit të veçantë varet nga:

Sa kanë lindur në vite të ndryshme?

Në 2020 kanë lindur rreth 28,1 mijë foshnja krahasuar me rreth 34,3 mijë në 2011.

Sa gjatë jetojnë njerëzit?

Jetëgjatësia në lindje është rritur nga 2011 në 2020 për të dy gjinitë. Në vitin 2020 jetëgjatësia në lindje u vlerësua në 75,2 vjet për meshkuj dhe 79,6 vjet për femra. Kjo do të thotë se gratë jetojnë rreth 4 vjet më shumë se burrat.

Sa imigrojnë dhe emigrojnë?

Gjatë periudhës 2011-2020 emigruan mesatarisht çdo vit rreth 42 mijë njerëz jashtë vendit, ndërsa rreth 24 mijë njerëz imigruan brenda vendit.

Të porsalindurit

Gratë në Shqipëri po lindin më pak fëmijë sot sesa kohë më parë, duke ngadalësuar kështu shtesën natyrore të popullsisë. Gjatë vitit 2020 kanë lindur 28.075 foshnja, krahasuar me 34.285 në vitin 2011. Kjo tregon një rënie prej 6.210 lindjesh. Lindin pak më shumë djem sesa vajza. Raporti gjinor në lindje është 107, që tregon se për çdo 100 vajza të lindura, lindin 107 djem.

Më shumë gra në moshë të madhe

Duke filluar nga mosha 40 vjeç, zakonisht ka më shumë gra se burra në secilën grup-moshë të popullsisë; kjo për shkak se gratë kanë prirjen të jetojnë më gjatë.

Jetëgjatësia në lindje e ilustron më së miri këtë: siç e përmendëm edhe më parë, ka pasur një rritje nga 2011 në 2020 për të dy gjinitë. Në 2020 jetëgjatësia në lindje u vlerësua në 75,2 vjet për meshkujt dhe 79,6 për femrat. Kjo do të thotë se gratë pritet të jetojnë rreth 4 vjet më shumë se burrat.

Të lidhura

Elbasan/ Tentoi të vrasë 26-vjeçarin, arrestohet autori
Aktualitet

Në kërkim prej dy muajsh për plagosje të rëndë me dashje, arrestohet 17-vjeçari

Një 17-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim prej muajit maj për një...

09:35 08/07/2025
Shqipëria, me çmimet më të shtrenjta të apartamenteve në Europë sipas fuqisë blerëse
Aktualitet

Shqipëria, me çmimet më të shtrenjta të apartamenteve në Europë sipas fuqisë blerëse

Një familjeje mesatare shqiptare i duhen mesatarisht 16.3 vite pune për të blerë një apartament. Kjo kohë është më e...

09:19 08/07/2025
Para
Protesta tek “5 Maji”, Veliaj: Banorët do marrin aq metra katrorë sa kanë

Protesta tek "5 Maji", Veliaj: Banorët do marrin aq metra katrorë sa kanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Trump përshkallëzon retorikën kundër emigrantëve dhe sulmon Kamala Harris

Trump paralajmëron tarifa prej 35% për Serbinë dhe 30% për Bosnjën

09:55 08/07/2025
Elbasan/ Tentoi të vrasë 26-vjeçarin, arrestohet autori

Në kërkim prej dy muajsh për plagosje të rëndë me dashje, arrestohet 17-vjeçari

09:35 08/07/2025
Shqipëria, me çmimet më të shtrenjta të apartamenteve në Europë sipas fuqisë blerëse

Shqipëria, me çmimet më të shtrenjta të apartamenteve në Europë sipas fuqisë blerëse

09:19 08/07/2025
Shqipëria në valën e të nxehtit afrikan, mjeku: Kujdes me kondicionerin, konsumoni sa më shumë ushqime natyrale

Shqipëria në valën e të nxehtit afrikan, mjeku: Kujdes me kondicionerin, konsumoni sa më shumë ushqime natyrale

09:11 08/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.