Skip to content
Bota

Bombardimet në Ukrainë i marrin jetën futbollistit dhe nënës së tij

· 2 min lexim

Ukraina ndodhet në ditën e saj të gjashtë të luftës me Rusinë dhe situata është alarmante.

Sulmet me raketa të fuqishme kanë pasur pasoja tragjike për nëj futbollist.  Së fundmi është gjetur dhe trupi i pajetë i futbollistit për shkak të bombardimeve.

Dimitro Martinenko ishte një futbollist 25-vjeçar i cili së bashku me nënën e tij, nuk mundën t’i shpëtonin bombardimeve që erdhën nga Rusia drejt Ukrainës. Ai luante si mesfushor në ligën e dytë të futbollit amator në rajonin e Kievit dhe ishte cilësuar si lojtari më i mirë.

Ndërkohë theksojmë se Rusia nuk di të ndalet në sulmet e saj, ku sot Ministria ruse e Mbrojtjes ka lëshuar një paralajmërim për banorët e Keivit se po përgatitet të godasë objektivat në kryeqytetin ukrainas, raporton “BBC”.

Theksojmë se në një deklaratë të lëshuar pak minuta më parë, zyrtarët rusë kanë njoftuar se forcat e tyre po përgatiten të nisin “sulme me precizion të lartë” kundër “qendrave teknologjike të Shërbimit të Sigurisë në Ukrainë dhe qendrës kryesore të Kievit”.

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve ukrainas, të cilët po përdoren nga nacionalistët për të kryer provokime kundër Rusisë, si dhe banorëve të Kievit, që të largohen nga shtëpitë e tyre”, thuhet në deklaratën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.